FOKUS – “Eurostar” paralizon udhëtimet pas një greve të papritur
LONDËR, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Disa trena të kompanisë “Eurostar”, që lidhin Londrën, Parisin dhe Brukselin, u anuluan të sot, për shkak të një greve të papritur të punonjësve.
Kompania konfirmoi se ndërprerjet prekën udhëtimet në të dy drejtimet mes Londrës dhe Parisit, ndërsa disa linja të tjera drejt Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë raportuan gjithashtu vonesa.
“Eurostar” u kërkoi pasagjerëve të ndryshojnë datën e udhëtimit.
Për personat e prekur nga anulimet, kompania ofron mundësinë e rezervimit të një udhëtimi tjetër ose rimbursimin e plotë të biletës.
Operatori hekurudhor nuk bëri të ditur se cilat kategori punonjësish morën pjesë në grevë dhe as arsyet që çuan në këtë protestë.
Megjithatë, u bëri thirrje sindikatave të vijojnë dialogun e drejtpërdrejtë me kompaninë.
“Eurostar”, që operon përmes Tunelit të La Manshit, të inauguruar në nëntor 1994, është një nga lidhjet kryesore hekurudhore mes Britanisë së Madhe dhe Evropës kontinentale./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.