☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.41 ▼0.78%
ARI 3,545 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,559 ▼ -2.14% ETH $1,640 ▼ -2.87% XRP $0.9074 ▼ -2.26% SOL $67.4900 ▼ -3.94%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.41 ▼0.78 % ARI 3,545 ▼1.28 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.41 ▼0.78 % ARI 3,545 ▼1.28 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Arte

Polifonia shqiptare, 21 vjet si kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale e njerëzimit

Akademia e Shkencave kujtoi se sot mbushën 21 vjet prej datës kur polifonia popullore shqiptare u shpall nga UNESCO-ja “Kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit”

E ruajtur ndër shekuj nga komunitetet shqiptare, polifonia përfaqëson një dëshmi të gjallë të identitetit kulturor, kujtesës historike dhe krijimtarisë artistike të popullit tonë.

Shpallja e saj nga UNESCO-ja si “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe jomateriale e njerëzimit”, ishte një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore. Ky vlerësim njohu vlerat e jashtëzakonshme artistike, historike dhe identitare të një tradite shekullore, e cila ka shoqëruar jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe ka mbijetuar brez pas brezi si një nga shprehjet më autentike të kulturës sonë popullore.

Tradita e saj karakterizohet nga bashkëveprimi harmonik i zërave dhe i isos, që krijojnë një strukturë muzikore origjinale dhe të papërsëritshme, e cila ka shoqëruar jetën shoqërore të shqiptarëve në festa, rite, dasma, kuvende e ngjarje të rëndësishme të komunitetit.

E trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur veçanërisht në trevat jugore të Shqipërisë, polifonia shqiptare përfaqëson një pasuri të rrallë muzikore, ku ndërthuren në harmoni zërat individualë dhe gruporë, duke krijuar një formë të veçantë të këndimit shumëzërësh.

Shpallja e polifonisë shqiptare si kryevepër e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit nga UNESCO ishte edhe fryt i punës shumëvjeçare studimore e dokumentuese të institucioneve shkencore shqiptare. Në këtë proces, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes kërkimeve në fushën e etnomuzikologjisë, evidentimit të vlerave të polifonisë popullore dhe mbështetjes së përpjekjeve për njohjen e saj ndërkombëtare si një pasuri unike e kulturës shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.