FOKUS – FMN: Ekonomia botërore po i përballon krizat, por rreziqet po shtohen
BANGKOK, 13 tetor /ATSH-ANSA/- Ekonomia botërore ka arritur të përballojë një valë të jashtëzakonshme goditjesh gjatë shtatë viteve të fundit, të cilat arritur kulmin me luftën në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, kjo qëndrueshmëri po vihet nën presion dhe mund të sprovohet edhe më tej, paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në hyrjen e raportit Perspektiva Ekonomike Botërore, kryeekonomistja e FMN-së, Silvana Tenreyro, thekson se ekonomia globale ka arritur të ruajë rritjen falë disa faktorëve mbështetës.
Ndër ta përfshihen riorientimi i furnizimeve me energji, që ka ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet e tregjeve, si dhe bumi i investimeve në inteligjencën artificiale (IA).
Megjithatë, Tenreyro paralajmëron se rezervat e energjisë po pakësohen. Goditje të tjera gjeopolitike mund të shkaktojnë sërish rritje të çmimeve dhe ndërprerje të furnizimit me energji.
Një tjetër problem është niveli i lartë i borxhit publik, i cili kufizon mundësitë e qeverive për të ndërhyrë me masa fiskale për të mbështetur ekonominë.
Ndërkohë, bankat qendrore kanë hapësirë të kufizuar për të lehtësuar politikën monetare, pasi duhet të përqendrohen te ruajtja e stabilitetit të çmimeve.
Sipas paralajmërimit të FMN-së, ekonomia globale po përballet kështu me rreziqe të reja, ndërsa aftësia e saj për të përballuar goditje të tjera mund të jetë gjithnjë e më e kufizuar. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.