☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.21%
DOW 51,231 ▼0.56%
NASDAQ 27,499 ▼0.37%
NAFTA 88.31 ▼1.26%
ARI 4,143 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,222 ▼ -2.83% ETH $2,559 ▼ -5.18% XRP $1.4207 ▼ -5.53% SOL $116.4700 ▼ -3.35%
S&P 500 7,803 ▼0.21 % DOW 51,231 ▼0.56 % NASDAQ 27,499 ▼0.37 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,143 ▼1.05 % S&P 500 7,803 ▼0.21 % DOW 51,231 ▼0.56 % NASDAQ 27,499 ▼0.37 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,143 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Franca dhe SHBA mbyllin një faqe interneti që shiste imazhe seksuale të 17 000 grave nga e gjithë bota

PARIS, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Një operacion i përbashkët franko-amerikan ka çuar në mbylljen e platformës ”NudeLeaksTeens”, thënë ndryshe “imazhe intime të rrjedhura të vajzave adoleshente”.

”Kjo platformë ofronte shitje online të përmbajtjeve intime, të vjedhura nga më shumë se 17 000 gra, përfshirë të mitura, në të gjithë botën”, njoftoi sot zyra e prokurorit të Parisit.

”Dy vëllezër, të moshës 21 dhe 25 vjeç, të dyshuar si administratorë, u arrestuan të martën në Francën veriore”, deklaroi zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp.

Në tri faqe interneti të ndryshme, “platforma ofroi për shitje paketa me përmbajtje intime të vjedhur, me burim nga burime të ndryshme” si llogari të hakuara në mediet sociale, “grooming” (mashtrime online të kryera nga të rritur që synojnë të miturit) dhe “pornografi hakmarrëse” (shpërndarja pa pëlqim e imazheve intime për hakmarrje).

Disa nga gratë e përfshira ishin të mitura dhe me kombësi të ndryshme.

“Përdoruesit e faqes u nxitën, në këmbim të monedhës virtuale, të jepnin informacion identifikues për secilën viktimë, të listuar individualisht nën emrin e tyre të vërtetë, të indeksuar sipas moshës, vendbanimit, profesionit dhe një vlerësimi bukurie”, deklaroi zyra e prokurorit të Parisit.

”Në shtëpitë e dy vëllezërve të arrestuar, hetuesit francezë sekuestruan monedhë virtuale me vlerë afërsisht 700 000 euro, duke përfshirë Bitcoin, Litecoin, USDT dhe Ethereum”, shtoi zyra e prokurorit të Parisit.

“Njerëzit që janë viktima të shpërndarjes pa pëlqimin e tyre të përmbajtjes intime në platformën NudeLeaksTeens, qofshin francezë apo të huaj, inkurajohen të kontaktojnë Njësinë Kombëtare Kibernetike në victimesNLT@gendarmerie.interieur.gouv.fr”, deklaroi prokurori i Parisit.

Në Francë, hetimi po drejtohet nga njësia e krimit kibernetik e zyrës së prokurorit të Parisit dhe i është besuar njësisë kibernetike të Xhandarmërisë Kombëtare.

Ai përfshin veprat penale posedim dhe shpërndarje të organizuar të imazheve pornografike të të miturve, pastrim parash, ofrim të një platforme online për qëllime të paligjshme dhe shkelje të privatësisë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.