☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,800 ▼0.24%
DOW 51,215 ▼0.59%
NASDAQ 27,510 ▼0.33%
NAFTA 88.15 ▼1.44%
ARI 4,139 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,320 ▼ -2.81% ETH $2,557 ▼ -5.23% XRP $1.4194 ▼ -5.89% SOL $116.5300 ▼ -3.7%
S&P 500 7,800 ▼0.24 % DOW 51,215 ▼0.59 % NASDAQ 27,510 ▼0.33 % NAFTA 88.15 ▼1.44 % ARI 4,139 ▼1.14 % S&P 500 7,800 ▼0.24 % DOW 51,215 ▼0.59 % NASDAQ 27,510 ▼0.33 % NAFTA 88.15 ▼1.44 % ARI 4,139 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Politika

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: V

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, nën drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, ka shqyrtuar dhe miratuar në parim, nen për nen dhe në tërësi, dy projektligje të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe ndërtimeve pa leje.

Projektligji i parë i shqyrtuar ishte ai “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 34/2019, ‘Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’”. Nisma u prezantua para anëtarëve të komisionit nga Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia.

Sipas zëvendësministrit, ky ndryshim ligjor synon të zgjerojë fushën e veprimit të agjencisë përgjegjëse, duke i mundësuar asaj menaxhimin jo vetëm të pasurive të bllokuara nga organet e drejtësisë, por edhe të atyre të sekuestruara me vendime të pushtetit vendor apo institucioneve të tjera administrative.

Projektligji u relatua nga deputetja Etleva Budini, e cila vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme dhe u kërkoi anëtarëve votën pro. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, dokumenti mori miratimin e plotë të komisionit.

Qartësimi i procedurave për ndërtimet pa leje

Më tej, komisioni vijoi me shqyrtimin e nismës tjetër ligjore për ndryshimet në ligjin nr. 66/2023, që lidhet me administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik, strehim social apo zbutjen e pasojave sociale.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji, Zëvendësministri Qefalia nënvizoi se ndryshimet sjellin një kuadër më të qartë procedural dhe më shumë siguri juridike.

“Projektligji sjell një qendër të vetme përgjegjësie, duke i besuar agjencisë administrimin e objekteve me status të konfiskuar. Së dyti, vendimmarrje profesionale dhe transparente. Së treti, financim të qëndrueshëm përmes fondit të posaçëm që mundëson vënien në përdorim të objektit dhe së fundi mbrojtje efektive për pronarët e truallit apo personave të tretë për paqartësitë e krijuara në konflikte gjyqësore,” u shpreh Qefalia.

Pas relatimit nga deputetja Budini dhe diskutimeve përkatëse, edhe ky projektligj u miratua në tërësi nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.