☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,084 ▼1.62%
DOW 49,764 ▼0.51%
NASDAQ 23,108 ▼2.63%
NAFTA 82.91 ▲1.05%
ARI 3,499 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,258 ▼ -1.26% ETH $1,660 ▼ -1.22% XRP $0.9174 ▼ -0.08% SOL $68.5800 ▼ -1.38%
S&P 500 7,084 ▼1.62 % DOW 49,764 ▼0.51 % NASDAQ 23,108 ▼2.63 % NAFTA 82.91 ▲1.05 % ARI 3,499 ▼2.55 % S&P 500 7,084 ▼1.62 % DOW 49,764 ▼0.51 % NASDAQ 23,108 ▼2.63 % NAFTA 82.91 ▲1.05 % ARI 3,499 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Grevë e përgjithshme në Greqi, protesta në mbi 60 qytete për rritje pagash

ATHINË, 25 nëntor /ATSH – AA/ – Punonjës, nxënës dhe studentë morën pjesë sot në tubime në Athinë, Selanik dhe në më shumë se 60 qytete të tjera anembanë Greqisë.

Demonstratat, të organizuara kryesisht nga Konfederata e Nëpunësve Civilë (ADEDY), u mbajtën për të kërkuar rikthimin e pagës së 13-të dhe të 14-të, si dhe rritjen e pagave.

Në Athinë, tubimi kryesor filloi në mëngjes te Propylaea dhe në sheshin Klafthmonos ndërsa një tubim tjetër në Pire filloi më herët. Në Selanik, punonjësit e sektorit publik dhe privat u mblodhën pranë statujës së Venizelos, përpara se të marshonin nëpër qendër të qytetit.

Greva shkaktoi ndërprerje në shërbimet publike dhe në transport në të gjithë vendin. Spitalet publike dhe qendrat shëndetësore funksionuan me staf emergjence ndërsa shërbimet e metrosë, hekurudhës elektrike dhe tramvajit në Athinë operuan me orare të reduktuara. Ndërprerje u raportuan gjithashtu në shërbimet hekurudhore periferike.

Anijet mbetën të ankoruara në porte ndërsa fluturimet u pezulluan në disa aeroporte rajonale për shkak të pjesëmarrjes së punonjësve të shërbimeve të informacionit të fluturimeve në grevë. Federata e mësuesve OLME iu bashkua gjithashtu këtyre lëvizjeve, duke kërkuar paga më të larta, punësime të përhershme, plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënësit dhe rritje të fondeve për arsimin publik.

Protestuesit kërkuan gjithashtu punësimin në shkallë të gjerë të nëpunësve të përhershëm në sektorin publik, dhënien e statusit të përhershëm për punonjësit me kontratë, masa për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe varfërinë energjetike si dhe rritje të financimit për shëndetësinë dhe arsimin publik.

ADEDY shprehu kundërshtimin e saj ndaj privatizimit të organizatave dhe institucioneve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.