☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,371 ▼ -0.56% ETH $2,499 ▲ +0.19% XRP $1.4035 ▼ -0.91% SOL $105.0700 ▼ -1.8%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani dyfishon çmimin e karburantit mes krizës ekonomike

TEHERAN, 7 shtator /ATSh-DPA/- Qeveria iraniane ka njoftuar një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, në kushtet e krizës së rëndë ekonomike që ka përfshirë vendin që prej fillimit të luftës.

Duke nisur nga dita e martë, çmimi i një litri benzine në tregun e lirë do të dyfishohet, nga 50 mijë rialë (rreth 3,6 cent amerikanë) në 100 mijë rialë.

Lajmi u bë i ditur në televizionin shtetëror nga Keramat Weys-Karami, drejtues i kompanisë shtetërore të Shpërndarjes së Produkteve të Naftës.

Megjithatë, çmimi i benzinës së subvencionuar nga shteti do të mbetet i pandryshuar.

Karburanti në Iran është ndër më të lirët në botë.

Përmes kartës së subvencionimit, qytetarët mund të blejnë 110 litrat e para të benzinës me një çmim prej pak më shumë se 1 cent amerikan për litër.

Pasi tejkalohet kjo sasi, zbatohet çmimi i ri prej 100 mijë rialësh për litër.

Edhe pse çmimet mund të duken të ulëta sipas standardeve perëndimore, rritja pritet të ketë pasoja të mëdha për iranianët, për shkak të të ardhurave shumë më të ulëta në vend.

Ajo mund të ndikojë drejtpërdrejt në kostot e transportit, çmimet e energjisë dhe inflacionin.

Në fund të gushtit, frika për mungesë të furnizimit me karburant krijoi radhë të gjata në pikat e karburantit.

Në Teheran, një qytet me miliona banorë, shoferët prisnin në radhë pranë karburanteve edhe gjatë mesnatës.

Qeveria iraniane ka pranuar se vendi po përballet me probleme të shkaktuara nga lufta që SHBA-ja dhe Izraeli nisën kundër Iranit në fund të shkurtit.

Presidenti Massoud Pezeshkian u ka bërë thirrje qeverisë dhe qytetarëve të tregojnë kursim përballë situatës së vështirë ekonomike.

Rritja e çmimit të karburantit shkaktoi protesta edhe në vitin 2019

Gjatë sulmeve më të rënda amerikano-izraelite në mars dhe fillim të prillit, u bombarduan edhe objekte energjetike në Iran, përfshirë pjesë të industrisë së naftës dhe gazit, si dhe depo karburanti.

Sipas autoriteteve iraniane, një pjesë e infrastrukturës së dëmtuar është riparuar.

Ndërkohë, Marina amerikane ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane, me qëllim pengimin e eksportit të naftës, e cila përbën burimin kryesor të të ardhurave për vendin.

Në Iran, debatet për rritjen e çmimeve të karburantit janë zhvilluar prej kohësh, kryesisht si një mënyrë për të frenuar konsumin.

Në vitin 2019, rritja e çmimit të karburantit shkaktoi protesta mbarëkombëtare, të udhëhequra kryesisht nga shtresa punëtore.

Demonstratat u shtypën me dhunë nga autoritetet dhe si pasojë humbën jetën disa qindra persona. Këto ngjarje më vonë u njohën si “Nëntori i Përgjakshëm”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.