☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,554 ▼0.24%
DOW 52,686 ▲0.05%
NASDAQ 26,063 ▼0.78%
NAFTA 79.92 ▲0.4%
ARI 3,994 ▼1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,428 ▼ -1.27% ETH $1,884 ▼ -2.34% XRP $1.1098 ▼ -1.44% SOL $76.4900 ▼ -2.27%
S&P 500 7,554 ▼0.24 % DOW 52,686 ▲0.05 % NASDAQ 26,063 ▼0.78 % NAFTA 79.92 ▲0.4 % ARI 3,994 ▼1.42 % S&P 500 7,554 ▼0.24 % DOW 52,686 ▲0.05 % NASDAQ 26,063 ▼0.78 % NAFTA 79.92 ▲0.4 % ARI 3,994 ▼1.42 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani godet bazat ushtarake amerikane, SHBA-ja nis një valë të re sulmesh

– Teherani ka ndërmarrë sulme të reja ndaj bazave ushtarake amerikane në shtetet fqinje të Gjirit, ndërsa Uashingtoni nisi gjatë natës një valë të re bombardimesh ndaj objektivave në Iran, sipas BBC.

Irani njoftoi se ka goditur objektiva në rajon, përfshirë në Jordani, Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa dita e gjashtë e përshkallëzimit të luftimeve, ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për t’i dhënë fund konfliktit.

Nga ana tjetër, ushtria amerikane deklaroi se kreu një seri sulmesh, që zgjatën gjashtë orë në disa zona të Iranit, me qëllim dobësimin e aftësisë së Iranit për të kërcënuar “lundrimin e lirë” në Ngushticën e Hormuzit.

Shkëmbimet e fundit të sulmeve erdhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Iranin se “duhet të sillet mirë”, përndryshe do të përballet me veprime të tjera ushtarake, nëse nuk rikthehet në tryezën e negociatave.

Të martën, Trump kërcënoi se do të godiste infrastrukturën energjetike të Iranit nëse Teherani refuzonte të rifillonte bisedimet.

Negociatori kryesor iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi për median shtetërore se Teherani “nuk ka asnjë arsye” të respektojë një marrëveshje që nuk i sjell përfitime vendit.

Ai shtoi se siguria kombëtare e Iranit, varet nga ruajtja e kontrollit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom), sulmet amerikane goditën qendra komanduese, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte të mbikëqyrjes bregdetare, në disa zona të Iranit, përfshirë qytetin portual, Bandar Abbas dhe ishullin Tunbi i Madh.

Media shtetërore iraniane raportoi se, në disa pjesë të vendit u dëgjuan shpërthime, ndërsa në Teheran u aktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se një qendër për trajtimin e fëmijëve me kancer në qytetin Ahvaz, u evakuua pas sulmeve në një zonë pranë saj.

Sipas “BBC Verify”, janë verifikuar pamje që tregojnë goditje në tre qytete bregdetare iraniane: Chabahar, Ahvaz dhe Bandar Abbas.

Menjëherë pas kësaj, aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik raportuan sulme. Ushtria e Kuvajtit tha se rrëzoi disa dronë, ndërsa Ministria e Brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të strehohen në vendet më të sigurta.

Ushtria iraniane deklaroi gjithashtu, se goditi sisteme amerikane komunikimi dhe depo karburanti në Jordani, gjatë valës së fundit të sulmeve.

Ndërkohë, Ngushtica e Hormuzit, rrugë detare jetike për transportin botëror të naftës, mbetet e mbyllur pasi Irani e bllokoi në përgjigje të sulmeve amerikano-izraelite.

Të martën, SHBA-ja njoftoi se rivendosi bllokadën ndaj porteve iraniane, e cila ishte hequr më herët, në kuadër të një memorandumi mirëkuptimi, të arritur mes dy vendeve muajin e kaluar.

Një ditë më pas, ushtria amerikane qëlloi dhe nxori jashtë funksionit një anije cisternë me naftë pa ngarkesë me flamurin e Kuraçaos, për të cilën “Centcom” tha se po përpiqej të hynte në një port iranian të bllokuar.

Në reagim ndaj rikthimit të bllokadës amerikane, Garda Revolucionare Iraniane paralajmëroi SHBA-në se, duhet të “presë mbylljen e rrugëve të tjera të eksportit të naftës dhe gazit që u shërbejnë interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre”, pa specifikuar se për cilat rrugë bëhej fjalë.

Përshkallëzimi i krizës në Ngushticën e Hormuzit, ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, pasi lëvizja e anijeve cisternë në këtë korridor strategjik është ngadalësuar ndjeshëm.

Megjithatë, Trump përshëndeti lirimin e një shtetaseje amerikane të ndaluar në Iran, duke e cilësuar atë si një “gjest të vullnetit të mirë” nga Teherani.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë këtë gjest vullneti të mirë nga Irani!”, shkroi dje Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Sipas avokatit të saj, Jared Genser, shtetasja amerikane, Dena Karari është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.