☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,336 ▲2.99%
NASDAQ 25,811 ▲1.73%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,068 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,031 ▲ +3.05% ETH $2,409 ▲ +5.28% XRP $1.2993 ▲ +1.72% SOL $94.5400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani konfirmon përpjekjet diplomatike me SHBA-në, pavarësisht sulmeve të fundit

TEHERAN, 20 korrik /ATSH-DPA/ – Irani ka bërë të ditur se ka marrë propozime nga ndërmjetës ndërkombëtarë për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, edhe pse përplasjet ushtarake mes dy vendeve vazhdojnë.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se propozimet janë paraqitur përmes ndërmjetësve dhe janë marrë në shqyrtim nga autoritetet iraniane.

Megjithatë, Baghaei theksoi se Irani do të vazhdojë të mbrojë vendin me vendosmëri. Ai nënvizoi se diplomacia dhe forcat e armatosura po veprojnë në koordinim të plotë.

“E theksoj edhe një herë se aparati diplomatik vazhdon të kryejë detyrat e tij në bashkëpunim dhe në përputhje me mbrojtësit e atdheut në forcat e armatosura. Propozimet e paraqitura përmes ndërmjetësve na janë komunikuar dhe janë pranuar”, tha ai.

Ndërkohë, tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish. Ushtria amerikane përfundoi në orët e para të mëngjesit së sotëm ditën e nëntë radhazi të sulmeve ndaj objektivave në Iran. Nga ana tjetër, Irani ka vijuar sulmet ndaj vendeve që strehojnë baza ushtarake amerikane në rajon.

Nga Uashingtoni, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi dje në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të gatshme për dialog me Iranin.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për diplomaci”, tha Rubio, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të jetë e tillë që pala iraniane të jetë e gatshme ta respektojë.

“Ne kemi provuar disa herë të negociojmë me Iranin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Nëse ajo derë hapet, do të jemi të lumtur ta shohim të hapur.” u shpreh ai para nisjes për në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të ASEAN-it.

Pavarësisht intensifikimit të konfliktit ushtarak, deklaratat nga të dyja palët sugjerojnë se kanalet diplomatike mbeten të hapura, duke lënë ende mundësi për rifillimin e negociatave. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.