☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,570 ▼0.04%
DOW 52,769 ▲0.21%
NASDAQ 26,139 ▼0.5%
NAFTA 79.99 ▲0.49%
ARI 4,008 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,714 ▼ -0.99% ETH $1,888 ▼ -2.02% XRP $1.1152 ▼ -0.7% SOL $76.6800 ▼ -1.59%
S&P 500 7,570 ▼0.04 % DOW 52,769 ▲0.21 % NASDAQ 26,139 ▼0.5 % NAFTA 79.99 ▲0.49 % ARI 4,008 ▼1.09 % S&P 500 7,570 ▼0.04 % DOW 52,769 ▲0.21 % NASDAQ 26,139 ▼0.5 % NAFTA 79.99 ▲0.49 % ARI 4,008 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kanadaja përfshihet nga mbi 800 zjarre pyjore, alarmet për cilësinë e ajrit edhe në SHBA

– Më shumë se 800 zjarre pyjore janë aktive në të gjithë Kanadanë, ndërsa alarmet për ndotjen e ajrit janë aktivizuar edhe në disa shtete të SHBA-së, sipas BBC.

Sipas Indeksit Amerikan të Cilësisë së Ajrit, ajri në disa pjesë të mëdha të shteteve veriore si Miçigani dhe Minesota është klasifikuar si “i rrezikshëm”, ndaj banorëve u është rekomanduar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së (NOAA) njoftoi sot se paralajmërimet për cilësinë e ajrit, përfshijnë rajonin e Midwest-it të Sipërm, zonën e Liqeneve të Mëdha dhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Qendrës Kanadeze për Zjarret në Pyje, aktualisht në vend janë aktive 857 zjarre, mes tyre edhe 23 vatra të reja të regjistruara sot.

Sistemi Kanadez i Informacionit për Zjarret në Natyrë, bën të ditur se shumica dërrmuese e këtyre zjarreve janë jashtë kontrollit.

Vatrat e mëdha të zjarrit, në pjesën perëndimore të provincës së Ontarios, kanë krijuar re të dendura tymi, duke përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në qytete si, Thunder Bay dhe Toronto.

Tymi është përhapur edhe mbi rajonin e Liqeneve të Mëdha dhe deri mbi shtetin e Nju Jorkut, ku priten qiell me mjegull tymi dhe lindje e perëndime dielli me ngjyrë të kuqërremtë.

Gjatë ditëve në vijim, priten stuhi në disa zona të mëdha të Ontarios, por reshjet e shiut mund të mos jenë të mjaftueshme për të frenuar zjarret.

Erërat nga veriperëndimi, do të vazhdojnë ta transportojnë tymin drejt shteteve veriore të SHBA-së, gjatë gjithë javës dhe fundjavës, duke ngritur shqetësime se ai mund të arrijë edhe në Nju Xhersi, ku të dielën është planifikuar të zhvillohet finalja e Kupës së Botës.

Nga e hëna, pritet ndryshim i drejtimit të erës, duke e zhvendosur tymin më shumë, drejt Kebekut dhe duke përmirësuar cilësinë e ajrit në jug të SHBA-së.

Sipas platformës zvicerane për monitorimin e cilësisë së ajrit IQAir, qyteti amerikan i Detroitit ka aktualisht, ajrin më të ndotur në botë, i ndjekur nga Mineapolisi dhe Toronto.

Ndërkohë, një video e publikuar dje, tregoi një tren mallrash në Ontario, të rrethuar nga flakët e zjarreve pyjore, ndërsa punonjësit kërkonin evakuim urgjent.

Kompania “Canadian National Rail” (Hekurudha Kombëtare Kanadeze), njoftoi se të gjithë punonjësit e bllokuar pranë Armstrong, ishin të sigurt dhe se qarkullimi hekurudhor në atë zonë ishte pezulluar përkohësisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.