☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,296 ▼1.62%
DOW 50,735 ▼1.69%
NASDAQ 24,022 ▼1.99%
NAFTA 86.37 ▲0.76%
ARI 3,894 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $63,466 ▼ -1.82% ETH $1,756 ▼ -3.69% XRP $0.9488 ▼ -0.62% SOL $71.3000 ▲ +0.55%
S&P 500 7,296 ▼1.62 % DOW 50,735 ▼1.69 % NASDAQ 24,022 ▼1.99 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,894 ▲1.06 % S&P 500 7,296 ▼1.62 % DOW 50,735 ▼1.69 % NASDAQ 24,022 ▼1.99 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,894 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Maqedonia e Veriut mënjanon një atentat terrorist, të lidhur me Iranin, në Greqi

SHKUP, 17 nëntor /ATSH-MIA/ – Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Byroja e Sigurisë Publike (BSP) e MPB-së, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare greke të Zbulimit dhe shërbime të tjera partnere, kanë zbuluar një rrjet ndërmjetësues në Maqedoninë e Veriut të lidhur me një shtetas iranian, anëtarët e të cilit ndërmorën aktivitete përgatitore logjistike për të kryer një akt terrorist, vrasjen e një personi në Greqi.

Aktivitetet u ndërmorën në fillim të vitit 2026, në bashkëpunim me shërbime të huaja partnere.

U ndërmorën aktivitete operative-teknike dhe analitike për të zbuluar rrjetin e lidhur me shtetasin iranian Edris Jahangiri Mavane, i cili është identifikuar si një person i lidhur me aktorë të tjerë të përfaqësuar të shërbimeve iraniane të sigurisë dhe zbulimit përfshirë bosin e drogës Naxhi Sharifi Zindashti (Naji Sharifi Zindashti).

”Në lidhje me rrjetin e Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për individë të vendosur në strukturat kriminale në vend, të cilët, nën udhëzimet e drejtpërdrejta të shtetasit iranian, ndërmorën aktivitete përgatitore logjistike për të kryer një akt terrorist/atentat kundër një personi në Greqi”, thuhet në kumtesë.

Shkëmbimi i informacionit me shërbimet partnere të huaja zbuloi gjithashtu mënyrën e funksionimit të rrjetit, duke përfshirë mbajtjen e takimeve konspirative në territorin e vendeve të treta, përfshirë Iranin.

Në të njëjtën kohë, u konfirmuan lidhjet me shtetasin iranian, i cili tregohet si bartësi kryesor i veprimit të planifikuar terrorist.

Nga ASK-ja dhe BSP-ja vlerësojnë se lidhje të tilla përshtaten me përpjekjet e shërbimeve sekrete iraniane për të fshehur aktivitetet e tyre përmes rrjeteve kriminale me ndërmjetësim në vendet e treta, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Si një kontekst shtesë sigurie, ata theksojnë se në periudhën e kaluar, disa vende janë përballur me kërcënime dhe sulme terroriste nga aktorë të ndërmjetëm iranianë.

Nga ASK dhe BSP njoftojnë se do të punojnë për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve të mundshme terroriste përmes elementëve nga Irani, si dhe ekspozimin e individëve të tjerë të përfshirë në rrjete të tilla./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.