🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.13 ▲1.73%
ARI 3,908 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,794 ▼ -1.87% ETH $2,263 ▼ -1.57% XRP $1.2529 ▼ -0.14% SOL $92.1800 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Meksika dhe Peruja normalizojnë marrëdhëniet pas tensioneve diplomatike

MEKSIKO SITI, 7 gusht /ATSH-DPA/- Meksika dhe Peruja kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike pas disa muajsh tensionesh politike.

Dy vendet e Amerikës Latine njoftuan sot se do të rifillojnë marrëdhëniet, vetëm pak ditë pasi Peruja shpalli qeverinë e re.

Përmirësimi i marrëdhënieve erdhi pas emërimit të presidentes së re konservatore të djathtë, Keiko Fujimori, në fund të muajit korrik.

Peruja ndërpreu plotësisht marrëdhëniet diplomatike me Meksikën nëntë muaj më parë, pasi ambasada meksikane në Lima i dha azil ish-kryeministres peruane, Betssy Chávez.

Ajo akuzohet se ka bashkëpunuar në organizimin e tentativës për grusht shteti në vitin 2022

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, bëri të ditur se qeveria peruane i ka lejuar tashmë Chávez, të largohet drejt Meksikës për të përfituar azil.

“Kjo ishte një kërkesë që ne bëmë dhe është një gjest i vullnetit të mirë nga qeveria e presidentes Fujimori ndaj Meksikës”, deklaroi Sheinbaum.

Ftohja e marrëdhënieve diplomatike, e cila kishte nisur disa vite më parë, lidhej me mbështetjen që dy qeveritë e fundit të majta të Meksikës i dhanë ish-presidentit të rrëzuar të Perusë, Pedro Castillo.

Castillo, ish-mësues në një shkollë fshati, u dënua me më shumë se 11 vjet burg për tentativë për grusht shteti.

Bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë aktualisht në Meksikë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.