⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,813 ▲0.61%
DOW 51,679 ▲0.87%
NASDAQ 27,362 ▲0.62%
NAFTA 91.89 ▲0.44%
ARI 4,223 ▲1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,566 ▲ +1.45% ETH $2,486 ▲ +1.92% XRP $1.3894 ▲ +2.71% SOL $109.6500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,813 ▲0.61 % DOW 51,679 ▲0.87 % NASDAQ 27,362 ▲0.62 % NAFTA 91.89 ▲0.44 % ARI 4,223 ▲1.58 % S&P 500 7,813 ▲0.61 % DOW 51,679 ▲0.87 % NASDAQ 27,362 ▲0.62 % NAFTA 91.89 ▲0.44 % ARI 4,223 ▲1.58 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Mitsotakis: Greqia partnere e pazëvendësueshme e SHBA-së

ATHINË, 9 tetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke folur sot për radion “SKAI 100.3”, e cilësoi vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Greqi si një zhvillim me ndikim pozitiv.

Ai vuri në dukje se vizita u zhvillua në kuadër të Dialogut Strategjik Greqi-SHBA, të institucionalizuar mes dy vendeve.

Mitsotakis rikonfirmoi gjendjen e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat tashmë shtrihen përtej mbrojtjes dhe diplomacisë politike, duke përfshirë edhe energjinë, ndërlidhjen infrastrukturore dhe investimet.

Rubio theksoi rolin e Greqisë si një partnere e pazëvendësueshme në Mesdheun Lindor.

Ndërsa fjalimi i tij në kodrën e Pniksit, me Akropolin në sfond, pasqyroi, sipas kryeministrit grek, fuqinë e butë të Greqisë dhe trashëgiminë e Greqisë klasike si themel të qytetërimit perëndimor.

Përsa i përket mbrojtjes, Mitsotakis përsëriti se përparësia e Greqisë është ruajtja e epërsisë cilësore strategjike.

Në këtë drejtim, ai përmendi blerjen e avionëve luftarakë “F-35”, modernizimin e avionëve “F-16”, fregatat “Belharra” dhe sistemin e mbrojtjes ajrore “Mburoja e Akilit”.

“Greqia shërben gjithashtu si urë lidhëse me Lindjen e Mesme, Gjirin Persik dhe Indinë, duke zënë një pozicion kyç në Korridorin Ekonomik Indi–Lindja e Mesme–Evropë (IMEC), i cili përfshin edhe projekte për ndërlidhjen e rrjeteve elektrike”, shtoi ai.

Për marrëdhëniet me Izraelin, kryeministri sqaroi se partneriteti strategjik i Greqisë është me vetë shtetin izraelit dhe jo domosdoshmërisht me qeverinë që është në pushtet në një moment të caktuar.

Ai përmendi sistemin “Mburoja e Akilit” si një përfitim konkret të këtij partneriteti, duke nënvizuar se Greqia do të zotërojë kodin burimor të sistemit.

Mitsotakis theksoi se marrëdhëniet me Izraelin nuk i kanë dëmtuar lidhjet e Greqisë me botën arabe dhe Autoritetin Palestinez, as nuk e kanë penguar Athinën të kritikojë qeverinë izraelite, veçanërisht për çështjet që lidhen me Bregun Perëndimor.

Lidhur me kabllon elektrike, Mitsotakis tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin projektet e ndërlidhjes, por theksoi se projekti kishte qenë evropian që në fillim.

Ai vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka dhënë më shumë se 600 milionë euro financim, ndërsa kompania franceze “Meridian” zotëron tashmë shumicën e aksioneve.

Në një këndvështrim më të gjerë për politikën e jashtme, kryeministri theksoi rëndësinë e aleancës së Greqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të anëtarësimit të saj në BE dhe NATO, si dhe të marrëdhënieve me botën arabe, Indinë dhe Izraelin.

Duke folur për Korridorin Vertikal të Gazit, Mitsotakis tha se ai tashmë është funksional dhe po e shndërron Greqinë në një furnizuese të sigurisë energjetike për Ballkanin dhe Evropën Lindore.

Prania e kompanisë “Chevron” në jug të Kretës, shtoi ai, përbën njohje të të drejtave sovrane të Greqisë.

Ai njoftoi gjithashtu se kompania “Exxon” do të kryejë shpimin e saj të parë kërkimor në perëndim të Korfuzit në tremujorin e dytë të vitit 2027. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.