⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,084 ▲ +0.31% ETH $2,501 ▲ +0.27% XRP $1.3947 ▼ -0.9% SOL $109.4400 ▼ -0.4%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Mozarti dhe Bahu ju ndihmojnë të ulni tensionin e lartë të gjakut

– Pacientët me tension të lartë të gjakut mund të përfitojnë nga dëgjimi i muzikës klasike në një mjedis qetësues, sipas një studimi të zhvilluar në Turqi, shkruan “The Telegraph”.

Rezultatet treguan se pacientët që dëgjuan muzikë klasike ndërsa përjetonin një ambient virtual të qetë patën një rënie më të shpejtë të presionit të gjakut.

Në studim morën pjesë 130 pacientë me atë që në mjekësi quhet urgjencë hipertensive, një gjendje ku presioni i gjakut është shumë i lartë, por pa shenja të dëmtimit akut të organeve.

Të gjithë pacientët morën trajtimin standard me ilaçe për uljen e presionit.

Gjysma e pacientëve përdori gjithashtu kufje të realitetit virtual.

Përmes tyre ata shihnin skena të qeta me lumenj, pemë dhe natyrë, duke u larguar përkohësisht nga zhurma dhe dritat e forta të departamentit të urgjencës.

Në sfond dëgjohej muzikë klasike.

Lista muzikore përfshinte vepra të Johan Sebastian Bach, Volfgang Amadeus Mozart, Claude Debussy, Antonio Vivaldi dhe Pyotr Çaikovski.

Studiuesit synuan të krijonin një atmosferë që të reduktonte ankthin dhe stresin te pacientët gjatë trajtimit.

Pas vetëm 15 minutash, pacientët që morën këtë ndërhyrje shtesë kishin një presion gjaku rreth 4–5 mmHg më të ulët sesa ata që morën vetëm trajtimin standard.

Sipas studiuesve, kjo sugjeron se reduktimi i ankthit mund të ndihmojë në stabilizimin më të shpejtë të presionit.

Dr Safa Donmez, profesor i asociuar i mjekësisë së urgjencës në Universiti i Shkencave mjeksore në Ankara, tha se shumë pacientë në urgjencë janë të frikësuar dhe të shqetësuar.

Sipas tij, hormonet e stresit mund të ngushtojnë enët e gjakut dhe të kontribuojnë në rritjen e presionit.

Megjithatë, efekti nuk ishte afatgjatë.

Pas rreth një ore, presioni i gjakut në të dy grupet ishte përgjithësisht i ngjashëm.

Për këtë arsye, studiuesit e shohin muzikën dhe realitetin virtual si një mënyrë të mundshme për stabilizim të hershëm dhe jo si trajtim afatgjatë të hipertensionit.

Studimi gjithashtu lidhet me kërkime të mëparshme mbi ndikimin e muzikës në sistemin kardiovaskular.

Një studim i Universitetit të Oxford-it në vitin 2015 gjeti se disa pjesë muzikore me ritme të përsëritura rreth 10 sekonda u shoqëruan me ulje të presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës.

Ndër pjesët e përmendura ishin Adagio nga Simfonia e Nëntë e Beethovenit, “Va, Pensiero” e Verdit dhe “Nessun Dorma” e Puccinit.

Studiuesit vunë re se jo çdo lloj muzike pati të njëjtin efekt, disa pjesë rock dhe pop madje u shoqëruan me rritje të presionit.

Studiuesit theksojnë se muzika nuk duhet të zëvendësojë medikamentet për hipertensionin, por mund të përdoret si një ndërhyrje e thjeshtë dhe jo medikamentoze për të reduktuar ankthin dhe për të ndihmuar në kontrollin fillestar të presionit./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.