⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,047 ▲ +0.23% ETH $2,503 ▲ +0.27% XRP $1.3961 ▼ -0.85% SOL $109.6200 ▼ -0.36%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

BREGU PERËNDIMOR – ABBAS shtyn zgjedhjet parlamentare palestineze për në shtator 2027

RAMALLAH, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shtyrë zgjedhjet parlamentare për më 11 shtator 2027 në njoftuan mediet zyrtare palestineze.

Zgjedhjet e para parlamentare që nga viti 2006 ishin planifikuar të mbaheshin më 28 nëntor, ndërsa zgjedhjet presidenciale pritej të zhvilloheshin në fillim të vitit 2027.

Sipas dekretit të presidentit Abbas, të dy proceset zgjedhore do të zhvillohen në të njëjtën datë.

Abbas e justifikoi shtyrjen me pengesat që, sipas tij, po vendos Izraeli, si dhe me mungesën e kushteve të përshtatshme politike dhe të sigurisë.

Autoriteti Palestinez deklaroi se Izraeli kishte refuzuar t’u lejonte zyrtarëve palestinezë të zgjedhjeve të hynin në Jerusalemin Lindor dhe në Gazë për përgatitjen e votimeve.

Megjithatë, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar mohoi akuzat, duke i cilësuar pretendimet e Abbasit si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Vendimi ka shkaktuar kritika nga figura të ndryshme palestineze.

Mohammed Dahlan, drejtues i një grupimi të shkëputur nga partia Fatah, e cilësoi shtyrjen si një “krim kundër demokracisë”, duke akuzuar Abbasin se i ka kthyer institucionet e Autoritetit Palestinez në struktura që u shërbejnë interesave të një rrethi të ngushtë.

Edhe gazetari Esmat Mansour vuri në pikëpyetje arsyetimin zyrtar, duke pretenduar se frika nga rezultati i zgjedhjeve mund të jetë një faktor i rëndësishëm.

Nga ana tjetër, analisti palestinez Ghassan al-Khatib tha se kushtet aktuale nuk favorizojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Ai përmendi shkatërrimet dhe dhunën e vazhdueshme në Rripin e Gazës, operacionet ushtarake izraelite dhe dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.