☁️
Tiranë 19°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,629 ▼0.36%
DOW 52,465 ▼0.21%
NASDAQ 26,244 ▼0.34%
NAFTA 101.40 ▲1.35%
ARI 4,334 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,137 ▲ +2.45% ETH $2,544 ▲ +1.55% XRP $1.4608 ▲ +7.88% SOL $103.3200 ▲ +2.43%
S&P 500 7,629 ▼0.36 % DOW 52,465 ▼0.21 % NASDAQ 26,244 ▼0.34 % NAFTA 101.40 ▲1.35 % ARI 4,334 ▼1.7 % S&P 500 7,629 ▼0.36 % DOW 52,465 ▼0.21 % NASDAQ 26,244 ▼0.34 % NAFTA 101.40 ▲1.35 % ARI 4,334 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nëntë vende të BE-së shtyjnë sërish kontrollet e reja kufitare për qytetarët jashtë bllokut

– Nëntë vende të Bashkimit Evropian, mes tyre Franca, Greqia, Italia dhe Portugalia, kanë kërkuar më shumë kohë për zbatimin e plotë të sistemit të ri të kontrolleve kufitare, për qytetarët që nuk janë shtetas të BE-së, sipas “The Guardian”.

Sistemi i quajtur EES (Entry/Exit System) Sistemi i Hyrje-Daljeve, regjistron elektronikisht udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga zona Shengen.

Në vend të vulosjes së pasaportës, sistemi regjistron të dhënat e udhëtarit, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës.

Sistemi duhej të zbatohej plotësisht më 6 shtator 2026, por disa vende kanë kërkuar shtyrje, për shkak të problemeve në aeroporte dhe rrezikut të krijimit të radhëve të gjata.

Përveç Francës, Greqisë, Portugalisë dhe Italisë, më shumë kohë kanë kërkuar edhe Gjermania, Malta, Holanda, Zvicra dhe Belgjika.

Ndërkohë, Spanja po e zbaton sistemin plotësisht.

Pse po shtyhen kontrollet kufitare?

Problemi kryesor është numri i madh i udhëtarëve dhe kapaciteti i kufizuar i aeroporteve, për të regjistruar gjurmët e gishtërinjve dhe fytyrën.

Sipas burimeve të BE-së, vetëm 12 nga rreth 1,500 pika kufitare kanë ende probleme me zbatimin e sistemit.

Në disa aeroporte të mëdha evropiane, si Frankfurti dhe Schipholi, kontrollet biometrike tashmë po kryhen. Por, disa aeroporte më të vogla nuk janë ende plotësisht gati.

Çfarë ka zbuluar sistemi deri tani?

Sipas burimeve të BE-së, EES është konsideruar deri tani një sukses.

Janë bërë rreth 200 milionë regjistrime dhe rreth 70 mijë persona janë ndaluar të hyjnë në zonën Shengen.

Mes tyre ka pasur: persona që nuk kishin vizë kur u duhej; persona që kishin qëndruar më gjatë se afati i lejuar; shtetas britanikë që kishin kaluar kufirin e 90 ditëve të lejuara dhe persona që përdornin pasaporta ose dokumente identiteti të falsifikuara.

Regjistrimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës, ka ndihmuar gjithashtu autoritetet të zbulojnë persona, që përdornin pasaporta të ndryshme për të fshehur identitetin e tyre.

Po për udhëtarët shqiptarë?

Kjo pjesë është veçanërisht e rëndësishme për shqiptarët. Shqipëria nuk është në BE, ndaj qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen preken nga EES-ja.

Gjatë hyrjes në Shengen, udhëtari shqiptar do të regjistrohet në sistem dhe do t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, sipas procedurave të reja.

Gjithashtu, zbatimi nuk është ende i njëjtë në të gjitha pikat kufitare, ndaj në disa aeroporte udhëtarët mund të përballen me radha dhe vonesa më të mëdha.

Një tjetër zhvillim

BE-ja po përgatit edhe aplikacionin “Travel to Europe”, përmes të cilit udhëtarët do të mund të regjistrojnë paraprakisht fotografinë e fytyrës dhe të dhënat e pasaportës para udhëtimit.

Sipas burimeve të cituara nga “The Guardian”, aplikacioni pritet të funksionojë së shpejti në shtatë vende.

Aktualisht, raportohet se është funksional vetëm në Suedi dhe Portugali. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.