⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.12 ▲0.03%
ARI 4,054 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,500 ▲ +1.92% ETH $2,323 ▲ +2.48% XRP $1.2832 ▲ +2.16% SOL $93.1500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Policia belge: Bandat kriminale po përdorin kartat Pokemon për të pastruar paratë

BRUKSEL, 13 gusht /ATSH – AA/ – Bandat kriminale në Suedinë perëndimore po përdorin karta të vlefshme Pokemon për pastrimin e parave, njoftoi policia .

Hetuesit kanë gjetur sasi të mëdha kartash Pokemon gjatë hetimeve kriminale dhe në pikat kufitare, sipas Policisë së Suedisë.

Letrat e rralla dhe të vjetra mund të shiten për dhjetëra mijëra euro në tregun sekondar, duke i bërë ato një mënyrë tërheqëse për transferimin e parave të paligjshme.

Policia tha se bandat mund të përdorin para të përfituara nga aktivitetet kriminale për të blerë karta përmes transaksioneve private në platformat onlajn të blerjes dhe shitjes. Më pas, kartat mund t’u shiten koleksionistëve të ligjshëm ose shtëpive të ankandeve, duke bërë që të ardhurat të hyjnë në sistemin financiar.

Gjatë bastisjeve kundër rrjeteve të krimit të organizuar, policia ka sekuestruar karta Pokemon të mbyllura në paketim dhe të certifikuara, së bashku me mallra të tjera kontrabandë.

Tamara Fuentes, zëdhënëse e Rajonit Policor Perëndimor, tha për Sweden Herald se tregtimi në platformat e parregulluara u mundësonte kriminelëve të kryenin transaksione private pa fatura.

“Tregtimi kryhet në mënyrë të parregulluar në faqet e blerjes dhe shitjes, gjë që u jep kriminelëve mundësinë të kryejnë transaksione private pa fatura”, tha ajo. “U bëjmë thirrje personave që kanë letra të vlefshme të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe t’i bëjnë pyetje blerësit, veçanërisht nëse blerja do të kryhet me para në dorë”.

Autoritetet u kanë bërë thirrje koleksionistëve të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht gjatë transaksioneve me para në dorë.

Paralajmërimi nxjerr në pah shqetësimet lidhur me përdorimin e aseteve alternative për transferimin e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme, ndërsa kriminelët kërkojnë mënyra për të shmangur sistemet tradicionale financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.