☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.01 ▼0.12%
ARI 4,139 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,391 ▲ +2.53% ETH $2,416 ▲ +4.19% XRP $1.3213 ▲ +3.33% SOL $96.6800 ▲ +3.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Polonia dhe Gjermania bashkojnë forcat për të fortifikuar kufirin me Rusinë

VARSHAVË, 22 korrik /ATSH-DPA/- Ushtria gjermane ka dërguar xhenierë luftarakë për të ndihmuar Poloninë në forcimin e kufirit të saj me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit, njoftoi sot Bundeswehr-i.

Sipas ushtrisë gjermane, ushtarët, pjesë e një toge të përforcuar xhenierësh të blinduar, kanë mbërritur në Poloni, në fillim të muajit korrik.

Ata po punojnë së bashku me ushtrinë polake për hapjen e hendekëve antitank, vendosjen e pengesave për tanke, si dhe ndërtimin e fortifikimeve dhe pozicioneve mbrojtëse në terren.

Sipas Bundeswehr-it, qëllimi i këtij operacioni është të vonojë një pushtim të mundshëm në rast konflikti ushtarak, duke i dhënë më shumë kohë ushtrisë polake dhe NATO-s për të reaguar.

Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e konsideron veten të kërcënuar nga Rusia dhe, që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ka investuar miliarda euro në projektin “Mburoja Lindore”, një linjë e fortifikuar mbrojtëse, përgjatë pjesëve të kufirit të saj lindor.

Ministria polake e Mbrojtjes synon që deri në fund të këtij viti, të sigurojë rreth 250 kilometra të kufirit lindor dhe verior me fortifikime betoni, sisteme elektronike mbikëqyrjeje dhe depo për pajisje xheniere.

Zëdhënësi i forcave të armatosura polake, koloneli Marek Pietrzak, deklaroi se angazhimi i Bundeswehr-it përbën ndihmën e parë konkrete ndërkombëtare për këtë projekt.

Sipas autoriteteve polake, disa dhjetëra xhenierë gjermanë janë dislokuar në qendrën e stërvitjes së Forcave Tokësore në Bemowo Piskie, në rajonin e liqeneve të Mazurisë.

Misioni i tyre është planifikuar të zgjasë fillimisht deri në fund të muajit tetor.

Kryeministri polak, Donald Tusk, komentoi dislokimin e trupave gjermane në rrjetin social X, duke shkruar: “Ushtarët polakë dhe gjermanë po forcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë. Kjo ndodh vetëm nën qeverinë e Tusk”, duke e shoqëruar postimin me një emoji që qesh.

Komenti u interpretua si një kundërpërgjigje ndaj opozitës konservatore të partisë PiS, e cila e akuzon shpesh Tusk, se ndikohet nga Berlini dhe ushqen retorikë kundër Gjermanisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.