☁️
Tiranë 21°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,306 ▼0.24%
DOW 49,708 ▼0.98%
NASDAQ 24,510 ▲0.33%
NAFTA 83.25 ▲1.14%
ARI 3,673 ▼1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,200 ▲ +0.55% ETH $1,783 ▲ +1.07% XRP $0.9754 ▲ +0.2% SOL $73.9100 ▲ +0.96%
S&P 500 7,306 ▼0.24 % DOW 49,708 ▼0.98 % NASDAQ 24,510 ▲0.33 % NAFTA 83.25 ▲1.14 % ARI 3,673 ▼1.84 % S&P 500 7,306 ▼0.24 % DOW 49,708 ▼0.98 % NASDAQ 24,510 ▲0.33 % NAFTA 83.25 ▲1.14 % ARI 3,673 ▼1.84 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Putin fton përfaqësuesit evropianë në Moskë për të diskutuar negociatat për paqen në Ukrainë

– Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Moska u ka propozuar përfaqësuesve evropianë të vizitojnë kryeqytetin rus për të sqaruar qëndrimin e tyre lidhur me negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, sipas Reuters.

Sipas tij, vetëm pas këtij takimi do të vendoset se në çfarë formati do të vazhdojë dialogu për paqen.

Duke folur në Kinë, pas një samiti me presidentët kinez dhe amerikan, presidenti Putin tha se Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë me këmbëngulje Rusisë të pranojë përfshirjen e vendeve evropiane në negociata.

Deri tani, bisedimet janë zhvilluar kryesisht mes Moskës, Uashingtonit dhe Kievit, pa arritur rezultate të rëndësishme.

Putin theksoi se Rusia nuk është kundër pjesëmarrjes së Evropës, duke pranuar se çështjet e sigurisë në kontinent nuk mund të diskutohen pa përfshirjen e vendeve evropiane.

Megjithatë, ai kërkoi që fillimisht të sqarohet se çfarë propozimesh dhe qëndrimesh do të sjellin përfaqësuesit evropianë në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, javën e kaluar, zyrtarë rusë, ukrainas dhe amerikanë zhvilluan në Abu Dabi takimin e parë pas nëntë muajsh.

Bisedimet çuan në një marrëveshje për një shkëmbim të rëndësishëm të të burgosurve, por nuk prodhuan përparim konkret në çështjet kryesore të konfliktit.

Përfshirja e Evropës në negociata mund të shënojë një fazë të re në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila po i afrohet vitit të pestë.

Deri më tani, përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje nuk kanë sjellë rezultat përfundimtar.

Sipas deklaratave të Putinit, Moska kërkon të kuptojë më parë pozicionin e vendeve evropiane përpara se të përcaktojë mënyrën dhe formatin e negociatave të ardhshme me Ukrainën. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.