VIDEO/ “Mund të përfaqësoj katër shtete”, Vata zbulon pse hoqi përfundimisht dorë nga Shqipëria: Kjo është arsyeja kryesore (E PLOTË)
Roko Vata shpjegoi arsyen se pse zgjodhi Irlandën para Shqipërisë. Sulmuesi me origjinë nga Shkodra u shpreh se arsyeja kryesore ishte e ardhmja që mori parasysh.
Vata e ka humbur përfundimisht mundësinë që ndonjëherë të luajë për Shqipërinë. Më poshtë, “Panorama Sport” iu sjell intervistën e plotë që dha në Irlandë.
Çfarë mendoni për zgjedhjen e Irlandës?
“Unë mund të përfaqësoja katër shtete. Ky ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua. Në fund të ditës, duhet të mendoj për të ardhmen time dhe të ardhmen e familjes sime. Për mua ishte e rëndësishme që ta merrja vendimin e duhur”.
Pse nuk zgjodhe Shqipërinë?
“Zgjodha Irlandën sepse ishte vendimi i duhur për mua. Këtu kam mundësi të rritem dhe të luaj. Ishte e vështirë për mua që të bëja këtë zgjedhje sepse Shqipëria do të ishte një nder i madh për mua dhe familjen time. Në fund të fundit, ky ishte vendimi im”.
Si është jeta në Irlandë?
“Jeta është fantastike këtu. Njerëzit janë shumë të ngrohtë dhe më kanë pritur me shumë dashuri. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares së Irlandës. Shpresoj të kem sa më shumë mundësi për të treguar veten time”.
Cilat janë ambiciet e tua në Irlandë?
“Dua të bëj më të mirën për Irlandën dhe të arrij të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Shpresoj që të kemi sukses në ndeshjet e ardhshme dhe të arrijmë në Botëror”.
Intervista: (VIDEO)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.