☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 80.46 ▲2.97%
ARI 4,029 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $62,720 ▼ -0.83% ETH $1,786 ▼ -0.39% XRP $1.0698 ▼ -1.22% SOL $75.2100 ▼ -2.17%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.46 ▲2.97 % ARI 4,029 ▲0.57 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.46 ▲2.97 % ARI 4,029 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rriten sulmet kibernetike të mundësuara nga IA-ja, kriminelët synojnë bizneset në gjithë botën

HELSINKI, 14 korrik /ATSH – AA/ – Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se kriminelët po përdorin inteligjencën artificiale (IA) për të kryer sulme kibernetike gjithnjë e më bindëse, duke e bërë më të lehtë shënjestrimin e bizneseve dhe organizatave.

Sipas një raporti të transmetuesit publik finlandez Yle, zyrtarët finlandezë të sigurisë kibernetike thonë se kërcënimet mbeten në nivel të lartë, ku ndër rreziqet më të zakonshme janë mashtrimet “phishing”, sulmet me “ransomware”, vjedhja e llogarive dhe sulmet ndaj zinxhirit të furnizimit.

Mikko Hypponen, drejtor i kërkimeve në kompaninë e sigurisë kibernetike Sensofusion, ka thënë për transmetuesin se inteligjenca artificiale e ka bërë krimin kibernetik më efikas. Sipas tij, kriminelët tashmë mund të përdorin IA-në për të shkruar programe keqdashëse, për të krijuar email-e mashtruese, për të identifikuar objektivat dhe për të automatizuar pjesë të sulmeve të tyre.

“IA-ja shkruan finlandisht më mirë se shumica e finlandezëve”, ka thënë Hypponen, duke paralajmëruar se edhe gjuha komplekse finlandeze nuk përbën më pengesë për mashtrimet në internet.

Anssi Kärkkäinen, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Finlandës (NCSC-FI), ka thënë se IA-ja po i bën sulmet “më të lehta, më të lira dhe më bindëse”, veçanërisht kur kriminelët shtiren si individë ose organizata të besueshme.

Megjithatë, ai ka thënë se IA-ja nuk është shkaku kryesor i rritjes së kërcënimeve. Faktorë të tjerë përfshijnë motivet financiare, praktikat e dobëta të sigurisë kibernetike dhe rritjen e numrit të sistemeve të lidhura me internetin.

Një raport i kompanisë “Check Point Software Technologies” ka zbuluar se sulmet kibernetike ndaj objektivave në Finlandë janë rritur krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Kompania tha se arsimi, kërkimi shkencor, administrata publike dhe telekomunikacioni janë ndër sektorët më të goditur.

Ekspertët u bëjnë thirrje organizatave të forcojnë masat e sigurisë, duke përfshirë përditësimin e rregullt të programeve kompjuterike, monitorimin e pajisjeve dhe sistemeve, si dhe mbajtjen e kopjeve rezervë të besueshme të të dhënave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.