☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,725 ▲1.64%
DOW 54,165 ▲1.86%
NASDAQ 26,482 ▲2.19%
NAFTA 76.22 ▼5.13%
ARI 4,144 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,956 ▲ +0.26% ETH $1,867 ▲ +0.03% XRP $1.0747 ▼ -0.57% SOL $73.7200 ▲ +0.49%
S&P 500 7,725 ▲1.64 % DOW 54,165 ▲1.86 % NASDAQ 26,482 ▲2.19 % NAFTA 76.22 ▼5.13 % ARI 4,144 ▲1.32 % S&P 500 7,725 ▲1.64 % DOW 54,165 ▲1.86 % NASDAQ 26,482 ▲2.19 % NAFTA 76.22 ▼5.13 % ARI 4,144 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-DPA/- Trafiku detar në pikat strategjike të Lindjes së Mesme, vazhdon të përballet me kufizime, ndërsa sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se Uashingtoni dhe Teherani mund të arrijnë një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, brenda kësaj jave.

“Jemi në bisedime me iranianët dhe mendoj se ekziston mundësia që të kemi një marrëveshje sot ose nesër, për të hapur ngushticën dhe për të kaluar drejt një situate më normale në këtë konflikt”, deklaroi Bessent për CNBC.

I pyetur nëse Irani mund të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në këtë rrugë ujore strategjike, ai tha se pritej që anijet të mund të kalonin lirisht.

Sipas të dhënave të kompanisë së analizave detare “Kpler”, vetëm nëntë anije kaluan dje përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa mesatarisht javën e kaluar kalonin rreth 16 anije në ditë.

Situata e sigurisë në rajon mbetet e brishtë. Gjatë natës para së martës, një anije u sulmua me armë pranë brigjeve të Omanit.

Katari, i cili po ndërmjetëson mes SHBA-së dhe Iranit së bashku me Pakistanin, tha se përpjekjet diplomatike po vazhdonin, por ende nuk ishte arritur një marrëveshje përfundimtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se negociatat kishin hyrë në një “fazë shumë të avancuar” dhe se ndërmjetësuesit po shkëmbenin ende propozime për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve.

Ai shtoi se nuk kishte ende një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por kjo mund të ndryshonte “në orët ose ditët e ardhshme”.

Sipas tij, prioritetet kryesore ishin shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe rikthimi i qarkullimit në këtë rrugë ujore jetike.

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit mund të rrisë shpejt trafikun detar në Hormuz, por rikthimi i plotë i qarkullimit pritet të kërkojë më shumë kohë, sipas analistit të “Kpler”, Dimitris Ampatzidis.

Ndërkohë, edhe kalimi detar në Ngushticën Bab el-Mandeb, në pjesën jugore të Detit të Kuq, vijon të jetë i kufizuar për shkak të sulmeve dhe kërcënimeve të rebelëve Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.

“Kpler” regjistroi dje vetëm 25 kalime anijesh përmes Bab el-Mandeb, nga 42 të tilla që ishin regjistruar të premten. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.