☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▼0.79%
ARI 4,129 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,033 ▲ +1.22% ETH $1,795 ▲ +2.8% XRP $1.1049 ▲ +0.66% SOL $78.0300 ▼ -0.01%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▼0.79 % ARI 4,129 ▼0.29 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▼0.79 % ARI 4,129 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit, ndërsa konflikti përshkallëzohet

– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sot sanksione të reja ndaj Iranit, duke shënjestruar një financues të rëndësishëm të liderit të ri iranian, Mojtaba Khamenei, si dhe 13 persona dhe kompani të tjera, raportoi “Reuters”.

Vendimi vjen pas rifillimit të sulmeve iraniane ndaj anijeve të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin global të energjisë.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se një nga objektivat kryesorë të sanksioneve është Ali Ansari, një bankier dhe biznesmen iranian me bazë në Dubai.

Ai ishte sanksionuar më parë edhe nga Britania e Madhe për rolin e tij në mbështetjen financiare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe strukturave të tjera iraniane.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, Ansari ka përdorur pasurinë publike të Iranit për të krijuar një rrjet të madh investimesh jashtë vendit, përfshirë prona dhe biznese, duke pasuruar veten, zyrtarë të lartë të regjimit iranian dhe Gardën Revolucionare.

Përveç tij, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit vendosi sanksione edhe ndaj disa kompanive iraniane të këmbimit valutor dhe kompanive të huaja që, sipas SHBA-së, kanë ndihmuar Iranin të transferojë miliarda dollarë në vit nëpërmjet bankave të sanksionuara.

Këto kompani përdornin një seri kompanish fiktive dhe llogarish të fshehura, për të maskuar veprimtarinë financiare të qeverisë iraniane.

Sanksionet u shpallën në një periudhë qetësie relative pas një jave përplasjesh të reja.

Gjatë kësaj kohe, tre anije tregtare nga Katari dhe Arabia Saudite u sulmuan nga forcat iraniane në Gjirin Persik, duke bërë që SHBA-ja të godiste objektiva në Iran.

Teherani më pas, u kundërpërgjigj me sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në disa vende të Gjirit.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se armëpushimi me Iranin kishte përfunduar, por shtoi se Uashingtoni kishte rënë dakord të vazhdonte bisedimet me kërkesë të Teheranit.

Në deklaratën për shpalljen e sanksioneve të reja, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se SHBA-ja do të përdorte çdo mjet në dispozicion, për të izoluar Mojtaba Khamenei dhe zyrtarët e tjerë të lartë iranianë nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Irani ka deklaruar se është gati për “mbrojtje totale” nëse SHBA-ja shkel marrëveshjen e mirëkuptimit të arritur muajin e kaluar.

Negociatori kryesor iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se lufta nuk do të përfundojë kurrë me dorëzimin e Teheranit.

Eksperti i sigurisë, Brett Erickson tha se sanksionet e reja i dërgojnë një mesazh të qartë Iranit:”Uashingtoni nuk po përpiqet më të shpëtojë marrëveshjen ekzistuese, por po përgatitet ta zëvendësojë atë plotësisht”.

Sipas Departamentit të Thesarit, Ansari ishte më parë pronar dhe drejtues i “Ayandeh Bank”, një bankë iraniane që ishte futur në listën e sanksioneve amerikane dhe që më pas falimentoi dhe u mbyll me urdhër të qeverisë iraniane në tetor 2025.

SHBA-ja pretendon se Ansari përdori kompani të shumta fiktive dhe llogari bankare në vende të ndryshme, për të fshehur miliona dollarë pasuri, të regjistruara përmes kompanisë “Smart Global Limited”, me bazë në Saint Kitts dhe Nevis.

Sipas Thesarit amerikan, edhe pse shumë prej këtyre pasurive ishin në emër të Ansarit, nga ato në të vërtetë përfitonin financiarisht, Mojtaba Khamenein, familja e tij dhe figura të tjera të elitës iraniane, të cilat, sipas SHBA-së, e kanë mbrojtur atë nga ndëshkimi për korrupsion.

OFAC vendosi gjithashtu masa ndaj disa shtetasve iranianë të lidhur me kompani këmbimi valutor, si dhe ndaj dy kompanive të huaja: “CDM Trading Limited” me bazë në Hong Kong dhe “Naba Alzaki Raw Materials Trading LLC” në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat sipas SHBA-së kanë kryer transaksione financiare për këto rrjete. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.