Vdes në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Mitrovicë
Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e 24 tetorit në rrugën "Ahmet Selaci" në Mitrovicë të Jugut. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur një javë më parë në Mitrovicë, siç njofton raporti shtesë 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, në QKUK, ku po merrte trajtim mjekësor që nga aksidenti.
Aksidenti kishte ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:25, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit po vazhdojnë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.