Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.64 ▼1.37%
ARI 4,078 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,168 ▲ +4.29% ETH $1,644 ▲ +4.49% XRP $1.0796 ▲ +3.76% SOL $81.1800 ▲ +8.08%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.64 ▼1.37 % ARI 4,078 ▼0.11 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.64 ▼1.37 % ARI 4,078 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA refuzon rinovimin afatgjatë të marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën

– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos rinovojnë në formën aktuale, Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), duke bllokuar zgjatjen automatike 16-vjeçare, të një prej marrëveshjeve më të rëndësishme tregtare, në Amerikën e Veriut, raportoi BBC.

Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se, administrata nuk zgjodhi të miratojë automatikisht rinovimin e USMCA-së pa zgjidhur çështjet ekzistuese, duke theksuar se Uashingtoni nuk pranoi ta zgjasë marrëveshjen, në formën e saj aktuale.

Sipas rregullave të marrëveshjes, të tre vendet duhet të bien dakord njëzëri, për ta rinovuar atë, edhe për 16 vite të tjera.

Në mungesë të këtij konsensusi, nis një afat 10-vjeçar që mund të çojë në përfundimin e marrëveshjes, afati i së cilës mund të përfundojë që në vitin 2036.

Megjithëse USMCA mbetet në fuqi për momentin, mungesa e një angazhimi afatgjatë shton pasigurinë ekonomike në rajon.

Marrëveshja, mbi të cilën mbështetet një tregti vjetore me vlerë rreth 2 trilionë dollarë, është përballur me mosmarrëveshje të pazgjidhura.

Zyrtarët amerikanë kërkojnë ndryshime të rëndësishme, përpara se të japin miratimin për një zgjatje afatgjatë të marrëveshjes.

Uashingtoni ka ngritur vazhdimisht shqetësime, për rregullat e origjinës së automjeteve, aksesin në tregun e produkteve të bulmetit, si dhe për parandalimin e përdorimit të marrëveshjes nga vende të treta, si Kina, për të përfituar nga lehtësitë tregtare rajonale.

Sipas kushteve fillestare të USMCA-së, nëse tre vendet do të miratonin njëzëri zgjatjen, marrëveshja do të mbetej në fuqi deri në vitin 2042.

Vendimi i SHBA-së do t’i detyrojë palët, të zhvillojnë negociata çdo vit, për ndryshimet e nevojshme.

Organizatat e biznesit në Amerikën e Veriut, kishin kërkuar vazhdimin e marrëveshjes, duke paralajmëruar se sektorë si, industria prodhuese dhe bujqësia, varen nga stabiliteti i tregtisë ndërkufitare.

Nga ana tjetër, disa organizata amerikane të industrisë së çelikut, e mirëpritën vendimin, duke argumentuar se rishikimet vjetore, do t’u japin negociatorëve amerikanë më shumë hapësirë, për të korrigjuar elementët problematikë të marrëveshjes.

USMCA hyri në fuqi gjashtë vjet më parë, duke zëvendësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), të vitit 1994.

Ajo përditësoi rregullat për tregtinë digjitale, të drejtat e punonjësve dhe prodhimin rajonal, duke kërkuar që një pjesë më e madhe e komponentëve të automjeteve, të prodhohen brenda Amerikës së Veriut. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.