🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.58%
DOW 52,369 ▲0.01%
NASDAQ 26,465 ▲1.13%
NAFTA 99.84 ▼1.89%
ARI 4,072 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,538 ▲ +0.23% ETH $2,346 ▲ +0.86% XRP $1.3198 ▲ +1.69% SOL $100.8200 ▼ -0.57%
S&P 500 7,721 ▲0.58 % DOW 52,369 ▲0.01 % NASDAQ 26,465 ▲1.13 % NAFTA 99.84 ▼1.89 % ARI 4,072 ▲0.83 % S&P 500 7,721 ▲0.58 % DOW 52,369 ▲0.01 % NASDAQ 26,465 ▲1.13 % NAFTA 99.84 ▼1.89 % ARI 4,072 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rruga e amortizuar prej 35 vitesh pengon zhvillimin e turizmit në fshatin Borsh

Borshi prej dekadash pret rehabilitimin e rrugës që të çon drejt plazhit. Banorët thonë se segmenti është i amortizuar prej 35 vitesh, duke vështirësuar lëvizjen e tyre dhe të turistëve vendas e të huaj.

Sipas banorëve, kjo është një prej arsyeve kryesore që turizmi në zonë nuk po zhvillohet sipas potencialit që ka. Ata thonë se prej vitesh kanë kërkuar investime, por deri më tani nuk kanë parë zgjidhje përfundimtare.

Muajt e fundit janë kryer ndërhyrje për mbushjen e gropave me çakull, por sipas banorëve, rezultati ka qenë i përkohshëm dhe rruga vijon të jetë e vështirë për t’u përshkuar.

“Shih e shkruaj, thotë populli. I sheh gropat, rruga është shkatërruar që kur nisi turizmi. Nuk ecim dot as me makina. Bëjnë vetëm premtime dhe më pas gjithçka harrohet. Nuk kam më shpresë se do të bëhet”, thotë një banor.

“Ka 15 vjet që është bërë projekti dhe gjithmonë thonë se do të bëhet, por rruga mbetet kështu. Turistët ikin në Dhërmi e Himarë, ndërsa ne mbetemi pas. Si mund ta shtrojmë vetë rrugën kur mezi sigurojmë jetesën?” shprehet një tjetër.

Banorët shprehin pakënaqësi edhe për gjendjen e përgjithshme të zonës, duke kërkuar ndërhyrje konkrete që të përmirësojnë infrastrukturën dhe kushtet për pushuesit.

“Është skandal dhe turp. Nuk ka më keq. Vij këtu dhe shoh këto kasolle, më vjen keq. Zona ka nevojë për përmirësime dhe investime”, deklaron një banor.

Sipas banorëve, ndërhyrjet e deritanishme kanë qenë të pjesshme dhe nuk kanë zgjidhur problemin. Ata kërkojnë që projekti të zbatohet në mënyrë të plotë dhe rruga të ndërtohet sipas standardeve.

Segmenti rrugor është rreth 12 kilometra i gjatë. Ai nis nga aksi nacional që lidh Himarën me Sarandën dhe fshatrat e bregut, duke përfunduar në pjesën fundore të Borshit. Rreth 7 kilometra përshkojnë zonën përgjatë bregdetit, ndërsa 5 kilometrat e tjerë shtrihen drejt lagjeve dhe pjesëve të vjetra të fshatit.

Pavarësisht potencialit turistik, banorët thonë se Borshi vijon të mbetet pas në infrastrukturë. Ata kërkojnë që rehabilitimi i rrugës të mos mbetet më vetëm premtim, por të kthehet në një investim konkret që do t’i japë zonës mundësi për zhvillim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.