☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,578 ▲1.18%
DOW 53,061 ▲1.1%
NASDAQ 25,827 ▲1.78%
NAFTA 79.40 ▼6.22%
ARI 4,092 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,912 ▲ +1.34% ETH $1,872 ▲ +0.89% XRP $1.0819 ▲ +0% SOL $73.7300 ▲ +0.86%
S&P 500 7,578 ▲1.18 % DOW 53,061 ▲1.1 % NASDAQ 25,827 ▲1.78 % NAFTA 79.40 ▼6.22 % ARI 4,092 ▼0.37 % S&P 500 7,578 ▲1.18 % DOW 53,061 ▲1.1 % NASDAQ 25,827 ▲1.78 % NAFTA 79.40 ▼6.22 % ARI 4,092 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Taksitë ajrore një hap larg revolucionit në transportin urban

– Një udhëtim me taksi nga Midtown Manhattan drejt Aeroportit Ndërkombëtar ”John F. Kennedy” (JFK) kushton aktualisht rreth 100 dollarë dhe mund të zgjasë nga 45 minuta deri në dy orë, në varësi të trafikut.

Por, kjo mund të ndryshojë rrënjësisht në vitet e ardhshme, falë zhvillimit të taksive ajrore elektrike, sipas “The New York Times”.

Paul Sciarra, kryetar ekzekutiv i kompanisë amerikane “Joby Aviation”, thotë se së shpejti i njëjti itinerar do të mund të përshkohet për më pak se 10 minuta, në një lartësi mbi 300 metra, ndërsa pasagjerët do të shijojnë pamje panoramike të qytetit.

Sipas tij, me kalimin e kohës çmimi i këtij shërbimi do të jetë i krahasueshëm me një udhëtim të zakonshëm me taksi.

Ky vizion po afrohet me shpejtësi drejt realitetit falë përparimeve teknologjike, konkurrencës mes kompanive dhe zhvillimeve rregullatore në SHBA. Duke filluar nga kjo verë, disa projekte pilot të miratuara nga qeveria federale do t’u lejojnë “Joby” dhe prodhuesve të tjerë të avionëve elektrikë të transportojnë fillimisht ngarkesa, e më pas pasagjerë, në kushte reale.

Nëse testet rezultojnë të suksesshme, mund të krijohet një mënyrë e re transporti që shmang trafikun dhe pengesat gjeografike.

Mjetet fluturuese quhen eVTOL (Electric Vertical Takeoff and Landing – avionë elektrikë me ngritje dhe ulje vertikale).

Ato kombinojnë karakteristika të helikopterëve, avionëve dhe dronëve.

Modeli i ”Joby Aviation” përdor gjashtë rotorë elektrikë që e ngrejnë vertikalisht dhe më pas anojnë për ta shtyrë përpara.

Ai mund të transportojë katër pasagjerë dhe një pilot në distanca deri në 160 kilometra, duke fluturuar në lartësi rreth 300 metra, me shumë më pak zhurmë se një helikopter tradicional.

“Joby Aviation”, e mbështetur financiarisht nga “Toyota”, “Uber” dhe “Delta Air Lines”, do të kryejë testime në Nju Jork, Nju Xhersi, Teksas dhe Florida.

Fillimisht do të transportojë mallra, ndërsa testimet me pasagjerë pritet të nisin në fund të këtij viti, megjithëse pa pagesë.

Një tjetër kompani amerikane, “Archer Aviation”, synon të nisë shërbimin komercial me modelin e saj “Midnight” në kohë për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028.

Sipas drejtuesve të saj, qyteti është ideal për taksi ajrore, pasi shumë udhëtime të shkurtra që zgjasin mbi një orë me makinë mund të kryhen në vetëm pak minuta nga ajri.

Edhe kompani të tjera po hyjnë në garë. “Beta Technologies”, e mbështetur nga “Amazon” dhe “GE Aerospace”, ka realizuar tashmë fluturimet e para pilot në Maryland dhe Virginia, ndërsa “Wisk Aero”, një filial i “Boeing”, po zhvillon modele plotësisht autonome, pa pilot.

Megjithatë, sfidat mbeten të shumta. Përveç certifikimit nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), kompanitë duhet të bindin publikun se teknologjia është e sigurt.

Analistët theksojnë se eVTOL-et mund të jenë edhe më të sigurta se helikopterët, pasi përdorin disa rotorë të pavarur dhe nuk varen nga një sistem i vetëm shtytës.

Një tjetër pengesë është menaxhimi i trafikut ajror.

Ndryshe nga avionët komercialë që fluturojnë në lartësi shumë të mëdha, taksitë ajrore do të operojnë nën 1 200 metra mbi qytete, duke kërkuar sisteme të reja dhe më të automatizuara për kontrollin e trafikut.

Ekspertët besojnë se, nëse teknologjia fiton miratimin e autoriteteve dhe besimin e publikut, taksitë ajrore mund të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit lëvizin në qytete, zgjedhin vendbanimin, shkojnë në punë apo arrijnë në spitale, duke e bërë transportin urban shumë më të shpejtë dhe më efikas./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.