☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,704 ▲1.78%
DOW 53,304 ▲2.93%
NASDAQ 25,850 ▲1.88%
NAFTA 88.04 ▼8.38%
ARI 4,072 ▲3.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▲ +3.3% ETH $2,416 ▲ +5.44% XRP $1.3017 ▲ +1.7% SOL $94.8900 ▲ +1.52%
S&P 500 7,704 ▲1.78 % DOW 53,304 ▲2.93 % NASDAQ 25,850 ▲1.88 % NAFTA 88.04 ▼8.38 % ARI 4,072 ▲3.33 % S&P 500 7,704 ▲1.78 % DOW 53,304 ▲2.93 % NASDAQ 25,850 ▲1.88 % NAFTA 88.04 ▼8.38 % ARI 4,072 ▲3.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Teherani: Bisedimet me SHBA-në nuk ekzistojnë

TEHERAN, 3  gusht /ATSH -ANSA/ Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara.

Një ditë më parë, Trump kishte deklaruar se kishte pezulluar sulme të rënda amerikane të planifikuara ndaj Iranit gjatë fundjavës, pas presionit të aleatëve të Gjirit dhe ndërmjetësve, të cilët favorizonin diplomacinë në vend të luftës.

Sipas tij, ishte arritur një mirëkuptim për Ngushticën e Hormuzit dhe pritej një marrëveshje për çarmatimin bërthamor, ndërsa bisedimet me Teheranin, sipas Trump, kishin rifilluar që pasditen e djeshme.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, sqaroi se Irani po zhvillon bisedime vetëm me Omanin, të kufizuara në menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Dy vendet po i zhvillojnë seriozisht këto negociata për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, tha Baghaei, duke nënvizuar se bisedimet nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet Iran-SHBA.

Ai shtoi gjithashtu se “lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit është një luftë kundër të gjithë rajonit” dhe se vendet e rajonit kanë një pjesë të përgjegjësisë për situatën aktuale.

Duke iu referuar thirrjes së Arabisë Saudite drejtuar Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit, Baghaei deklaroi se “SHBA-ja ka shkaktuar pasiguri në rajon, por fuqia parandaluese e Iranit ka ndalur armikun”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.