☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,683 ▲0.55%
DOW 53,174 ▲0.79%
NASDAQ 26,206 ▲0.53%
NAFTA 86.94 ▲0.13%
ARI 4,669 ▲2.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,338 ▲ +6.93% ETH $2,402 ▲ +3.44% XRP $1.4027 ▲ +10.82% SOL $91.5000 ▲ +5.2%
S&P 500 7,683 ▲0.55 % DOW 53,174 ▲0.79 % NASDAQ 26,206 ▲0.53 % NAFTA 86.94 ▲0.13 % ARI 4,669 ▲2.14 % S&P 500 7,683 ▲0.55 % DOW 53,174 ▲0.79 % NASDAQ 26,206 ▲0.53 % NAFTA 86.94 ▲0.13 % ARI 4,669 ▲2.14 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Thatësira dhe El Niño detyrojnë Panamanë të kufizojë trafikun detar

PANAMA, 21 gusht / ATSH – Kanali i Panamasë do të ulë numrin e anijeve që kalojnë nëpër të duke filluar nga muaji i ardhshëm, për shkak të thatësirës së shkaktuar nga fenomeni El Niño, njoftoi të enjten autoriteti që administron këtë rrugë ujore strategjike që lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor.

Nga 3 shtatori, numri i anijeve që lejohen të kalojnë çdo ditë do të ulet nga 36 në 34, për shkak të nivelit të ulët të ujit në dy liqenet artificiale që furnizojnë kanalin, bëri të ditur Autoriteti i Kanalit të Panamasë.

Autoritetet kanë zbatuar edhe masa të tjera për kursimin e ujit, si ulja e zhytjes maksimale të anijeve – thellësia deri në të cilën anija futet në ujë – për anijet më të mëdha.

Në vitin 2023, niveli i ujit në liqenet që furnizojnë kanalin ra aq shumë, sa operatorët u detyruan të ulnin numrin e kalimeve ditore nga 38 në vetëm 22 anije.

Autoriteti tha të enjten se, me reduktimin e ri, do të rriten kohët e pritjes për anijet që përpiqen të kalojnë pa rezervim paraprak.
Nëntë nga dhjetë anije që përdorin kanalin e bëjnë këtë me rezervim, ndërsa vendet e mbetura nxirren në ankand.

Para luftës në Iran, oferta mesatare fituese në këto ankande ishte rreth 135 mijë dollarë. Por në prill, një kompani transporti që kërkonte me çdo kusht të përdorte kanalin pagoi një shumë marramendëse prej 4 milionë dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.