🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.85 ▼0.67%
ARI 4,189 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,996 ▲ +1.82% ETH $2,464 ▲ +4.7% XRP $1.3318 ▲ +2.25% SOL $105.5200 ▲ +3.56%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,189 ▲0.45 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,189 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Trump: SHBA bisedime me Rusinë dhe Kinën për çarmatimin bërthamor

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me Rusinë dhe Kinën për çarmatimin bërthamor, duke shprehur dëshirën për të avancuar procesin e denuklearizimit.

Deklaratat u bënë të enjten, gjatë një interviste për median konservatore amerikane “Newsmax”.

“Do të doja shumë që të çarmatoseshim nga armët bërthamore, nëse është e mundur. Por në fakt, po flasim me Rusinë për këtë çështje dhe po flasim edhe me Kinën”, tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi se arsenali bërthamor i Kinës është ende më i vogël se ai i Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por parashikoi se Pekini mund të arrijë nivelin amerikan brenda pesë viteve të ardhshme.

Sipas tij, kjo e bën Kinën më pak të gatshme për çarmatim, megjithëse kontaktet për këtë çështje vijojnë.

Presidneti Trump nuk dha hollësi mbi bisedimet, raundet konkrete të negociatave apo rezultatet e mundshme. Kina kishte refuzuar në vitin 2020 propozimet për bisedime mbi çarmatimin bërthamor me SHBA-në dhe Rusinë.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Rusia zotëron rreth 5 420 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 5 042.

Ndërkohë, Kina po zgjeron arsenalin e saj më shpejt se çdo vend tjetër dhe, sipas vlerësimeve të institutit, zotëron rreth 620 koka bërthamore. Në paradën ushtarake të vitit 2025, Pekini prezantoi disa sisteme të reja bërthamore.

Deklaratat e Trump vijnë pas skadimit në shkurt të këtij viti të traktatit “New START”, marrëveshjes së fundit kryesore që kufizonte arsenalet strategjike bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë. Traktati përcaktonte një kufi prej 1 550 kokash bërthamore strategjike të dislokuara për secilën palë, si dhe kufizime për raketat balistike dhe mjetet përkatëse të lëshimit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.