🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,741 ▼0.04%
DOW 52,549 ▲0.71%
NASDAQ 26,535 ▼0.67%
NAFTA 96.28 ▼0.23%
ARI 4,203 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,970 ▲ +2.13% ETH $2,457 ▲ +4.92% XRP $1.3329 ▲ +3.32% SOL $105.7000 ▲ +4.03%
S&P 500 7,741 ▼0.04 % DOW 52,549 ▲0.71 % NASDAQ 26,535 ▼0.67 % NAFTA 96.28 ▼0.23 % ARI 4,203 ▲0.78 % S&P 500 7,741 ▼0.04 % DOW 52,549 ▲0.71 % NASDAQ 26,535 ▼0.67 % NAFTA 96.28 ▼0.23 % ARI 4,203 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

VJENË – OKB: Miliona ukrainas rrezikojnë të zhvendosen sërish gjatë dimrit

VJENË, 16 tetor /ATSH-AFP/- Miliona ukrainas që janë kthyer në shtëpitë e tyre pasi u larguan për shkak të luftimeve rrezikojnë të zhvendosen përsëri gjatë dimrit, paralajmëroi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara.

“Për miliona ukrainas, çështja nuk është më vetëm nëse mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por nëse mund të qëndrojnë atje në mënyrë të sigurt. Kushtet aktuale e bëjnë këtë të vështirë”, deklaroi Arthur Erken, drejtor rajonal i IOM-it për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Sipas organizatës, banesat e dëmtuara, sulmet e përsëritura ndaj infrastrukturës energjetike dhe kostot e papërballueshme të ngrohjes po detyrojnë shumë familje të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga shtëpitë e tyre. Rreziku është veçanërisht i lartë për personat që janë kthyer gjatë tre muajve të fundit.

IOM vlerëson se rreth 3,6 milionë persona vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa rreth 3,8 milionë të tjerë janë kthyer në vendbanimet e tyre pasi ishin larguar që nga shkurti i vitit 2022.

Rreth 1,45 milionë persona të kthyer jetojnë në zona pranë vijës së frontit, prej të cilëve 565 mijë në rajonin e Harkivit.

Në zonat rurale pranë vijës së frontit, tre në katër persona të kthyer kanë nevojë për materiale për riparimin e mureve të dëmtuara, ndërsa afro dy në tre kanë nevojë për materiale për çatitë dhe izolimin. Edhe kur ngrohja është e disponueshme, shumë familje nuk kanë mundësi financiare ta përballojnë atë.

Gjatë sezonit të kaluar të ftohtë, vetëm 32 për qind e familjeve deklaruan se kishin mundësi të ngrohnin siç duhet banesat e tyre. Në zonat pranë vijës së frontit, kjo përqindje ra në vetëm 25 për qind.

Në shkallë vendi, rreth 2,1 milionë të moshuar jetojnë vetëm në ndërtesa banimi, duke qenë veçanërisht të ekspozuar ndaj ndërprerjeve të zgjatura të ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bëri thirrje për mbështetje urgjente për riparimin e banesave, përmirësimin e izolimit dhe garantimin e shërbimeve thelbësore, si dhe për investime në zgjidhje energjetike të qëndrueshme dhe të decentralizuara.

Plani i saj për përballimin e krizës në Ukrainë është financuar në më pak se 7 për qind të vlerës së nevojshme, ndaj organizata kërkon fonde shtesë përpara se përkeqësimi i kushteve dimërore të rrisë nevojat humanitare dhe të detyrojë më shumë familje të largohen nga shtëpitë e tyre./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.