🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,944 ▲ +0.59% ETH $2,246 ▲ +0.81% XRP $1.1682 ▼ -1.28% SOL $89.9200 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Turqia në alarm, zjarri masiv përhapet me shpejtësi në jugperëndim

STAMBOLL, 7 shtator /ATSH-DPA/- Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të madh në pyje, i cili po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta në provincën Mugla, në jugperëndim të Turqisë, raportoi sot agjencia shtetërore turke “Anadolu”.

Zjarri ka prekur zonat Mentese dhe Ula, ndërsa për siguri janë evakuuar banorët e tre banesave. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Guvernatori i Muglas, Idris Akbiyik, tha se operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet nga ajri dhe toka.

Përveç banorëve, nga zona e rrezikuar janë larguar edhe bagëtitë.

Erërat e forta po ndihmojnë në përhapjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar shtatë avionë, 13 helikopterë, 32 automjete zjarrfikëse dhe 232 punonjës të emergjencave.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve e Turqisë njoftoi në rrjetin social X se një tjetër zjarr në pyje, në provincën Antalia, është vënë nën kontroll.

Zjarret në pyje janë të zakonshme në Turqi gjatë muajve të verës.

Eksperti i Universitetit të Stambollit, Cihan Erdonmez, tha se një nga shkaqet e shpeshta janë linjat elektrike jo të mirëmbajtura që kalojnë nëpër zona pyjore.

Ministri turk i Pyjeve, Ibrahim Yumakli tha se gjatë vitit 2025 në Turqi, u regjistruan më shumë se 5 mijë zjarre në pyje, ndërsa 96% e tyre u shkaktuan drejtpërdrejt ose tërthorazi nga aktiviteti njerëzor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.