Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,270 ▼ -0.06% ETH $2,517 ▼ -0.04% XRP $1.3646 ▼ -0.01% SOL $101.3700 ▼ -0.4%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – WSJ: Carney lëviz për ta bërë Kanadanë “anëtare të asociuar” të BE-së

TORONTO, 13 shtator /ATSH ANSA/ – Pas dështimit të negociatave tregtare me Shtetet e Bashkuara, kryeministri kanadez Mark Carney po përshpejton një kthesë strategjike drejt Evropës, me synimin për t’i ngritur marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian në një nivel të ri.

Sipas Wall Street Journal, Ottawa po shqyrton një model më të thellë integrimi me BE-në, pa synuar anëtarësimin e plotë.

Ideja do të ishte krijimi i një statusi të ngjashëm me atë të një “anëtari të asociuar”, që do të mundësonte forcimin e lidhjeve ekonomike dhe strategjike mes Kanadasë dhe 27 vendeve të BE-së.

Gjatë muajve të fundit, Carney ka zhvilluar biseda private me pothuajse të gjithë liderët evropianë, përfshirë drejtuesit e Francës, Italisë, Gjermanisë, vendeve nordike dhe shteteve të tjera, për mënyrën se si Kanadaja dhe popullsia e saj prej rreth 41 milionë banorësh mund të integrohen më ngushtë me tregun dhe strukturat evropiane.

Nisma shihet si pjesë e një përpjekjeje për të riformatuar marrëdhëniet ekonomike brenda aleancës perëndimore, në një kohë kur Kanadaja po kërkon të diversifikojë partneritetet e saj tregtare dhe të ulë varësinë nga tregu amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.