☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 103.04 ▲1.02%
ARI 3,891 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,948 ▼ -4.18% ETH $2,241 ▼ -3.04% XRP $1.2490 ▼ -1.54% SOL $94.9400 ▼ -3.8%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,891 ▼3.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,891 ▼3.49 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim, LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t

Pas përplasjeve dhe ndërprerjeve të njëpasnjëshme të së premtes, Kuvendi i Kosovës pritet të rikthehet sot në sallë për të vazhduar seancën konstituive.

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërsa në fokus do të jetë zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në rendin e ditës është pika e katërt, që parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, para vazhdimit të seancës, situata politike ka marrë një kthesë të re.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur që t’i votojë kandidatët Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vendimi i LVV-së vjen pas përplasjeve të së premtes, kur kandidatura e Vlora Çitakut nuk mori votat e nevojshme. Pas kësaj, deputetët e PDK-së u larguan nga salla dhe paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Të premten, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte kërkuar një takim me Hamzën për të diskutuar rreth kandidaturës së PDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Kurti kishte deklaruar se emri i Vlora Çitakut nuk mund të votohej nga deputetët e LVV-së, duke thënë se ajo kishte dalë kundër propozimeve të kësaj partie.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse PDK-ja dhe LDK-ja do të marrin pjesë në seancën e sotme dhe nëse deputetët do të sigurojnë numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në rast se kandidaturat marrin mbështetjen e nevojshme, procesi i konstituimit të Kuvendit mund të hyjë në një fazë të re, pas disa ditësh të përplasjeve dhe bllokadave mes partive parlamentare. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.