☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,821 ▲ +0.79% ETH $2,267 ▲ +1.16% XRP $1.2514 ▲ +0.52% SOL $95.5400 ▼ -0.31%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

“Woman Unknown” fiton Luanin e Artë në Festivalin e Venecias

VENECIA, 13 shtator, ATSH/ Filmi “Woman Unknown” (Gruaja e panjohur), me regji të kineastes daneze May el-Toukhy, është shpallur fitues i Luanit të Artë për filmin më të mirë në edicionin e 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Drama, një bashkëprodhim Danimarkë-Suedi-Letoni, zhvillohet në Danimarkën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndjek historinë e Marie, një dado dhe shërbyese e re, e cila përpiqet të mbrojë jetën e saj të re pasi e kaluara e saj, një lidhje me një ushtar gjerman gjatë luftës, kërcënon të dalë në dritë.

Filmi pati një triumf të dyfishtë në ceremoninë e mbylljes së festivalit, pasi aktorja kryesore Mathilde Arcel u vlerësua me Kupën Volpi për aktoren më të mirë.

Çmimi për regjinë më të mirë iu dha Ilya Khrzhanovskyt për DAU, ndërsa Luani i Argjendtë – Çmimi i Madh i Jurisë shkoi për Possible Love, me regji të Lee Chang-dong. John Malkovich fitoi çmimin për aktorin më të mirë për Wild Horse Nine.

Një nga çmimet e rëndësishme të edicionit shkoi edhe për dokumentarin “NAZA”, me regji të Yuval Abraham dhe Rachel Szor, i cili fitoi Çmimin Special të Jurisë.

Dokumentari trajton luftën në Gaza dhe pretendimet mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në përzgjedhjen e objektivave ushtarake. Filmi është realizuar përmes dëshmive dhe materialeve që hetojnë mënyrën e operimit të ushtrisë izraelite në Gaza.

Fitorja e filmit “Woman Unknown” shënon gjithashtu një moment të veçantë për kinemanë e drejtuar nga gratë. May el-Toukhy ishte e vetmja regjisore që drejtonte një film në garën kryesore, ndërsa me këtë çmim bëhet gruaja e tetë që fiton Luanin e Artë në historinë e festivalit.

Juria e edicionit të 83-të të Festivalit të Venecias kryesohej nga regjisorja dhe aktorja amerikane Maggie Gyllenhaal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.