☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 19 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,364 ▲ +0.6% ETH $1,867 ▲ +1.53% XRP $1.0930 ▲ +0.79% SOL $75.9500 ▲ +1.84%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
19 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zbulohet lidhja mes mikroplastikës dhe atakut kardiak

MILANO, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Ende nuk ka prova se ato mund të jenë shkaku, por një studim i ri italian, i botuar në ”European Heart Journal” tregon se mikroplastikat mund të jenë një faktor kyç në një atak kardiak.

Në fakt, njerëzit që kanë pasur një atak kardiak kanë më shumë se dy herë gjasa që këto substanca të gjenden në gjakun e tyre, krahasuar me ata me sëmundje kronike të zemrës ose arterie koronare të shëndetshme.

“Mikroplastikat dhe nanoplastikat janë grimca të vogla plastike që gjenden praktikisht kudo në mjedis, përfshirë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe shumë nga ushqimet që konsumojmë”, thotë autori kryesor i studimit, Pasquale Paolisso i Spitalit Universitar ”Sant’Andrea” në Romë.

Në vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i zbulojnë këto grimca në indet dhe organet njerëzore, duke ngritur shqetësime në lidhje me efektet e tyre të mundshme shëndetësore.

Studimi, i kryer nga studiues nga Universiteti ”La Sapienza” i Romës, Universiteti i Veronës dhe Universiteti i Kampanjës “Luigi Vanvitelli” në Napoli, përfshinte 61 persona që i ishin nënshtruar angiografisë koronare për një atak të dyshuar kardiak.

Studiuesit zbuluan se 84,2% e 19 pacientëve që kishin pasur atak kardiak kishin mikroplastikë në gjakun e tyre nga arteriet koronare ose enët periferike.

Kjo përqindje është më shumë se dyfishi i atyre që nuk kishin pasur atak në zemër.

Lloji më i zakonshëm i plastikës ishte polietileni, i përdorur zakonisht në paketim dhe produkte të konsumit.

Ky nuk është i vetmi zbulim i studimit.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se prania e mikroplastikës prirej të ishte më e shpeshtë tek njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe tek duhanpirësit.

Këta të fundit, në veçanti, kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kishin këto substanca në gjakun e tyre.

Dyshimi është se pirja e duhanit mund të “lehtësojë hyrjen e mikro- dhe nanoplastikëve në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive.

”Ndotja e ajrit mund të veprojë në mënyrë të ngjashme”, shpjegon Emanuele Barbato, Profesor në Universitetin ”La Sapienza” të Romës dhe drejtor i Njësisë së Kardiologjisë në Spitalin Universitar ”Sant’Andrea” në Romë.

“Këto rezultate”, përfundon Barbato, “nuk vërtetojnë se mikroplastikat shkaktojnë atak kardiak, por ato zbulojnë një lidhje të fortë midis ekspozimit mjedisor, mikroplastikës në gjak dhe sëmundjeve kardiovaskulare”./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.