Fon der Lajen në Podgoricë më 1 tetor: Takime me Milatoviqin dhe Spajiqin për hapat e ardhshëm në rrugën drejt BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian viziton Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut — viti i gjashtë radhazi i turneut të saj ballkanik.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, do ta vizitojë Malin e Zi të enjten, më 1 tetor, si pjesë e turneut të saj ballkanik. Lajmi u njoftua zyrtarisht nga Komisioni Evropian dhe u përcoll fillimisht nga Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG).
Gjatë vizitës në Podgoricë, fon der Lajen do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq, me të cilët pritet të diskutojë hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ky është viti i gjashtë radhazi që presidentja e KE-së udhëton në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Fokusi i vizitës do të jenë hapat e ardhshëm në rrugën evropiane të partnerëve dhe përparimi aktual në integrimin gradual, me mbështetjen e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Përveç Podgoricës, fon der Lajen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin. Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë ajo synon t’i vizitojë më vonë, në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e të përgjithshme atje.
Burimi: Vijesti



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.