Ekonomia

Fondi i Artizanatit, katër kompani në garë për të përfituar nga 500 mijë lekë

Vetëm katër kompani ( dy nga Tirana, një nga Shkodra dhe një nga Durrësi) kanë aplikuar deri tani për të përfituar nga fondet që qeveria ka vënë në dispozicion të sektorit të artizanatit. Kompanitë i përkasin kryesisht sektorëve si ai i punimeve me thupra ( ricikil), i punimeve me grep, suvenire, si edhe punimeve për dekorimet e brendshme. Megjithatë sipas Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve e cila menaxhon Fondin e Ekonomisë Kreative bizneset e sketorit të zejtarisë duhet të vazhdojnë të aplikojnë për të përfituar nga këto fonde, pasi aplikimet janë të hapura.

Qeveria Shqiptare ka planifikuar për vitin 2016 për këtë fond shumën prej 500,000 lekë për projekt, ndërsa në total janë 10 milionë lekë. Me anë të kësaj skeme mbluohen 60-80% e shpenzimeve brenda këtij limiti, por aplikimi mund të pezullohet në rast se nuk ka më fond në dispozicion. Ai është krijuar për t’i shërbyer Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit. Projektet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit mbulojnë fushat:

– Dizenjimi
– Krijimi i prototipeve
– Konsultimi
– Përshtatja e produktit, duke përfshirë ambalazhimin dhe etiketimin -Certifikimin e origjinës

Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërmarrja shqiptare).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button