Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $77,128 ▲ +3.12% ETH $2,407 ▲ +3.39% XRP $1.4686 ▲ +2.56% SOL $88.3200 ▲ +0.4%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Kronika

Forcat Ajrore drejt gjermanisë: Stërvitja e parë ndërkombëtare, drejtohet nga amerikanët

U përcoll drejt Gjermanisë ekuipazhi i një helikopteri “Cougar” të Forcës Ajrore për të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Saber Junction 17” e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përcjelljen e pilotëve dhe teknikëve të bordit drejt të parës stërvitje jashtë vendit, e cila përkon me 66 – vjetorin e krijimit të Forcës Ajrore, ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandantë të forcave, atashe ushtarakë në vendin tonë dhe ish – pilotë.Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, vlerësoi pjesëmarrjen e ekuipazhit shqiptar në këtë stërvitje ndërkombëtare, e cila, siç tha ai, “tregon rritjen dhe pjekurinë profesionale të ekuipazheve tona dhe përvetësimin nga ana e tyre të standardeve më të përparuara të Aleancës.”
Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shprehu krenarinë për Forcat Ajrore që nga dita e krijimit e deri më sot, me nisjen e “shqiponjave tona ‘Cougar’ për të marrë pjesë për herë të parë në një stërvitje që do të zhvillohet jashtë kufijve të atdheut.”
Ministrja Kodheli uroi të gjithë pilotët dhe ish – pilotët për 66 – vjetorin e krijimit të Forcës Ajrore të Shqipërisë dhe foli për misionet në të cilat do të marrë pjesë Forca Ajrore, duke falënderuar ata që bënë të mundur pjesëmarrjen e Shqipërisë në një mision të tillë. “Dua të shpreh vlerësimin tim më të lartë, respektin për përpjekjet, sakrificat, kurajën, djersën dhe gjakun e derdhur për suksesin e Forcës Ajrore në përmbushje të misionit dhe detyrave të ngarkuara. Prandaj sot shpreh mirënjohjen për të gjithë brezat e ushtarakëve, që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën sakrificë, më të njëjtin vetëmohim. Pilotët që do të fluturojnë drejt Gjermanisë, do të ngrihen për të kapur lartësi të reja suksesi e arritjesh, duke u bashkuar dhe marrë pjesë në dy stërvitje të rëndësishme, ‘Saber Junction 17’ dhe ‘Combined Resolve VIII’, me aleatët tanë strategjikë forcat amerikane, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dypalësh midis vendeve tona. Falënderoj Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Atasheun e SHBA në Tiranë për realizimin e kësaj pjesëmarrje.’ – u shpreh Kodheli, e cila solli në vëmendje se pjesëmarrja e Forcës Ajrore në këto stërvitje jashtë vendit, vjen pas shtimit të pranisë dhe kontributit të Forcës Tokësore dhe asaj Detare në misionet ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në stërvitjen “Saber Junction 17” i shërben drejtpërdrejt përgatitjes në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës, për të vendosur në të ardhmen, në gatishmëri të plotë dy helikopterë Cougar, për t’u bërë pjesë e operacioneve të NATO.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.