☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,064 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,338 ▲ +0.64% ETH $2,361 ▲ +0.54% XRP $1.3274 ▼ -0.07% SOL $102.5000 ▲ +1.26%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,064 ▲0.3 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,064 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Pa ujë e pa dritare”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit

Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ngre shqetësimin se është vendosur në një ambient izolimi me tre vrasës serialë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Në një letër të shkruar nga qelia e burgut të Fierit, të bërë publike nga avokati i tij, Plarent Ndreca, Veliaj thekson se është pa ujë e drita, pa kujdes mjekësor dhe i është refuzuar ushqimi e bisedat telefonike me familjarët.

“Futja në izolim për 10 ditë. Pa ujë e pa dritare. Jo kujdes mjekësor. Refuzim i ushqimit. Asnjë arsye për transferimin, izolimin. Asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin. Siguria? Në të njëjtin korridor me 3 vrasës, me burgim të përjetshëm”,shkruan Veliaj në letër.

Sipas avokatit, Veliaj ka mbi 3 javë që ka probleme me këmbën dhe ka kërkuar verifikim nga institucioni mjekësor dhe nuk i është dhënë kjo e drejtë.

Avokati shtoi se Veliaj nuk është ushqyer se ka dyshimet e tij se si është bërë gjithë ky transferim.

Në orët e mbrëmjes, kryebashkiaku Veliaj u vizitua në burg nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani, dhe avokati i tij, Ndreca, ku ky i fundit e cilësoi transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit si të paligjshëm.

Erion Veliaj mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua. Transferimi i tij drejt Burgut të Fierit vjen një ditë pasi drejtuesi i kryeqytetit komentoi nga qelia fitoren e lëvizjes studentore në Serbi, duke e cilësuar rezultatin si rrëzim të atij që ai vetë e quajti “makiavelisti dhe populisti i Beogradit”. Ndërsa protestat e studentëve i konsideroi jo si fundi i botës, por fundi i një bote.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.