Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë elitare ruse të dronëve Rubicon në Rylsk të rajonit të Kurskut
Forcat ukrainase goditën më 20 nëntor venddislokimin e njësisë ruse të dronëve Rubicon-S në qytetin Rylsk, në rajonin e Kurskut të Rusisë, siç njofton Kyiv Independent. Njoftimi u bë nga Korpusi i 8-të i Sulmit Ajror i Ukrainës, i cili publikoi edhe video të goditjes së raportuar.
Sipas korpusit, u goditën disa lokacione të Rubicon-S në Rylsk, përfshirë ambiente akomodimi të personelit dhe punishte. Korpusi komentoi me ironi goditjen e raportuar, duke thënë: “Rubicon-S ka probleme me strehimin”.
Qendra Rubicon për Teknologjitë e Avancuara pa Pilot është një njësi e madhe ruse dronësh dhe bërthama e degës së re të Sistemeve pa Pilot të ushtrisë ruse. Ajo vepron në drejtimin e Sumy-t në Ukrainën veriore dhe specializohet në goditje ndaj logjistikës ushtarake ukrainase.
Kur dislokohen në zona prioritare të frontit, Rubicon dhe njësi të ngjashme shpesh krijojnë vështirësi të veçanta për brigadat ukrainase, duke e thelluar “zonën e vrasjes”.
Goditja vjen pas sulmit të 7 nëntorit ndaj një tjetër bazeje Rubicon në Berdianskun e pushtuar, në rajonin e Zaporizhzhias, ku u goditën një pikë dislokimi e përkohshme dhe një qendër kontrolli dronësh. Kyiv Independent thekson se nuk mundi ta verifikonte në mënyrë të pavarur shkallën e dëmit në kohën e botimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.