Centralet bërthamore të Ukrainës ulin prodhimin pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike
Centralet bërthamore të Ukrainës u detyruan të ulin prodhimin e energjisë pasi forcat ruse goditën infrastrukturën energjetike gjatë natës së 19–20 nëntorit dhe në mëngjesin e së premtes, tha të premten zëvendësministri i Energjisë Artem Nekrasov, siç njofton Reuters.
Sipas Nekrasovit, në sulme u goditën centralet energjetike, si edhe nënstacionet e transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sulmet shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev dhe në 10 rajone të Ukrainës, tha Nekrasov.
Ulja e prodhimit erdhi pas sulmit masiv rus gjatë natës me raketa dhe dronë kundër infrastrukturës energjetike dhe të transportit të Ukrainës, sipas Al Jazeera.
Forca Ajrore e Ukrainës tha se Rusia lëshoi 84 raketa lundruese dhe 404 dronë sulmues, ndërsa goditje u regjistruan në 23 lokacione.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.