☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,635 ▲1.1%
DOW 51,795 ▲0.65%
NASDAQ 26,396 ▲1.61%
NAFTA 102.20 ▼0.22%
ARI 4,401 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,935 ▲ +1.85% ETH $2,472 ▲ +3.9% XRP $1.3060 ▲ +3.68% SOL $101.9000 ▲ +5.6%
S&P 500 7,635 ▲1.1 % DOW 51,795 ▲0.65 % NASDAQ 26,396 ▲1.61 % NAFTA 102.20 ▼0.22 % ARI 4,401 ▲0.32 % S&P 500 7,635 ▲1.1 % DOW 51,795 ▲0.65 % NASDAQ 26,396 ▲1.61 % NAFTA 102.20 ▼0.22 % ARI 4,401 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Forumi i Budvas/Lamallari: Shqipëria është vlerësuar si mbështetëse e fortë e luftës kundër terrorizmit

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për sigurinë rajonale, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, emërtuar “Forumi i Rimëkëmbjes për Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë takim 3-ditor, morën pjesë ministra të Brendshëm të vendeve të rajonit, si dhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, përkatësisht Zëvendësndihmës i Sekretarit, Zyra për Konflikte dhe Operacione të Stabilizimit, z.Pete Marocco, Zëvendës Koordinatori për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Christopher Harnisch.

Z.Lamallari, duke diskutuar në panelin mbi “Sfidat e Sigurisë Rajonale dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor”, theksoi se Shqipëria është vlerësuar si mbështetëse e fortë e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se ka forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

“Së fundmi, – tha Lamallari, – vendi ynë mirëpriti dhe Forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, gjatë të cilit u nënshkrua dhe Plani i Përbashkët i Veprimit për Luftimin e Terrorizmit”.

Më pas në një prononcim për mediat, zv.ministri Lamallari u shpreh se “në dritën e rritjes së forcave politike ekstremiste në Europë, bashkë me kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhunshëm, i demonstruar dhe me raste praktike agresioni, është e domosdoshme që çështje të tilla të trajtohen në aspektin ligjor si akte kriminale, nga agjencitë përkatëse.

“Politizimi i rasteve të tilla flagrante të ekstremizmit të dhunshëm, nën retorikën etno nacionaliste, është një qasje e gabuar dhe madje kundër produktive”, tha ai.

Ai pohoi, gjithashtu, se dinamikat rajonale të kërcënimeve të tilla diktojnë nevojën e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të rajonit.

Duke iu referuar nevojës dhe rëndësisë së përfshirjes së Kosovës në nisma të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare, Lamallari tha se “një rajon i sigurt dhe i qetë, në marrëdhënie të mira fqinjësore mund të funksionojë si i tërë, pa ‘hapësira të errëta apo të pambuluara’ nga bashkëpunimi rajonal”.

Forumi i Budva-s u organizua nga Instituti Ndërkombëtar Republikan me qendër në SHBA, i cili bashkëpunon ngushtë me DASH dhe agjenci të tjera amerikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.