Ekonomia

Forumi “Smart Balkans”, Bejtja: Fokusi yne sistemi energjetik, Çela: Do vendosim matësa elektronike.

Edicioni i 4-t i Expo-Forumit Ndërkombëtar “Smart Ballkan Forum” çeli punimet sot në Tiranë.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, i cili tha se qeveria e mbështeti sektorin e energjisë me të gjitha forcat për t’i dhënë një impuls pozitiv, për të siguruar energjinë elektrike për të gjithë konsumatorë, dhe për të rindërtuar sistemin.

“Për këtë arsye ne kemi një Plan të Rimëkëmbjes Financiare,  ku thelbi është që të gjitha ndërmarrjet të fillojnë të dalin mbi ujë, të jenë pra të afta për të gjeneruar të ardhurat që duhen për të kryer aktivitetin dhe jetuar në treg”-tha ai.

Në këto dy vite, u shpreh Bejtja, kemi rritur ndjeshëm nivelin e të ardhurave dhe kemi reduktuar edhe nivelin e konsumit në vend duke ulur ndjeshëm nivelin e humbjeve.

Smart-Balkans-Forum-Foto-Agim-Dobi-(1)“Ne ndryshuam sistemin tarifor dhe vendosëm si bazë koston duke u lidhur në pikën e aksesit, pra mbi bazën e lidhjes në tension. Kjo solli rezultate shumë pozitive. i vendos operatorët në kushte të barabarta konkurrence, bëri më të lehtë miratimin e tarifave dhe përceptimin nga konsumatorët se përse duhet të ishte ky çmim”, tha Bejtja.

Ndersa administratori i OSHEE-së, Adrian Çela,duke përshëndetur punimet e këtij Forumi, u ndal tek projektet kryesore që parashikohet të zbatohen në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Duke u shprehur se shërbimi “smart” u vjen në ndihmë qytetarëve, Çela tha se pas tij po punohet për një tjetër projekt për kontrollin online të shërbimeve.

“Shërbimi “Smart” është për qytetarët. Do të vendosen kioska për informim të konsumatorit. Një projekt i rëndësishëm është edhe vendosja e matësve elektronikë. Ne po punojmë për kartë me parapagesë për energjinë. Ndërsa tjetër projekt për kontrollin on-line është “Scada”. tha Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button