⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,163 ▼ -0.87% ETH $2,689 ▼ -1.36% XRP $1.5488 ▼ -2.38% SOL $120.6500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kronika

FOTO/ U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” është finalizuar në Shkodër nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, duke çuar në pranga 50-vjeçarin Bledar Cafi, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH kanë ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, të caktuar më 25 shtator nga Gjykata e Posaçme, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme kishte nxjerrë urdhër-arrest për 50-vjeçarin Bledar Cafi. Nga hetimet që SPAK po zhvillonte për trafikun e drogës të grupit Rraja, rezultoi se Cafi dyshohet se ishte pjesë e këtij grupi.

Bledar Cafi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka qenë i dënuar më parë në Itali për të njëjtën vepër penale, trafik të lëndëve narkotike, ku në vitin 2021 është arrestuar.

Cafi njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës. Vite më parë Operacioni Forca e Ligjit u kishte dërguar formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.