⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,180 ▼ -0.64% ETH $2,690 ▼ -1.25% XRP $1.5486 ▼ -2.05% SOL $121.1400 ▲ +0.19%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Shqipëria pjesë e Konventës së OKB për sigurinë kibernetike, Hoxha: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

Në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në emër të Shqipërisë, Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik.

Shqipëria konfirmon në këtë mënyrë angazhimin për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar në adresimin e një kërcënimi që prek gjithnjë e më shumë qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Konventa krijon një kornizë të rëndësishme për bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar, duke lehtësuar ndarjen e provave elektronike dhe duke forcuar përpjekjet kolektive për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e rënda në hapësirën digjitale.

Ministri Hoxha deklaroi se për Shqipërinë, ndërtimi i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe besimit në hapësirën e teknologjisë është një pjesë integrale e agjendës më të gjerë të transformimit digjital.

“Ndërsa teknologjia vazhdon të krijojë mundësi të reja për rritje dhe inovacion, ne duhet të sigurohemi që aftësia jonë për të mbrojtur ata që mbështeten në potencialin e saj, të mund të rritet paralelisht me këto zhvillime”, tha Hoxha.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë për të çuar përpara këto parime dhe për të kontribuar në një mjedis digjital më të sigurt, më të mbrojtur dhe më të besueshëm për të gjithë”, shtoi Ministri i Jashtëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.