🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.14 ▼1.42%
ARI 4,402 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,804 ▼ -3.71% ETH $2,064 ▼ -5.22% XRP $1.3616 ▼ -4.15% SOL $86.6800 ▼ -5.71%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.14 ▼1.42 % ARI 4,402 ▲0.59 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.14 ▼1.42 % ARI 4,402 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FOTOT / Hapet tregu i ri i fruta-perimeve në Tiranë

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj inspektoi tregun e ri të fruta-perimeve që ndodhet në Njësinë Nr. 2, ku vlerësoi faktin se falë këtij investimi përfitojnë 52 familje, të cilat deri dje tregtonin në rrugë, kurse sot kanë mundësi të shesin produktet e tyre në një treg të posaçëm.

“Sot kemi ofruar një mundësi për 52 fermerë që të lënë rrugën, të lënë trotuarin, që familjet të mund t’i aksesojnë shtëpitë e tyre lirshëm, që mund të ecin në trotuar me karrocë lirshëm, por ama pa u hequr mundësinë që të bëhet biznes i pastër nga të gjithë ata tregtarë, fermerë të zonës së Tiranës. Unë i di të gjithë ata njerëz, që në pamundësi për të bërë ndonjë punë konkrete, vënë gishtin dhe vetëm tregojnë.

Por nuk zgjidhen punët e qytetit me histeri, zgjidhen duke u dhënë njerëzve një mundësi”, tha Veliaj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte të zonës duke kontribuar edhe në ekonominë e shumë familjeve.

“Ky treg dhe të gjitha tregjet e Tiranës do jenë të hapura çdo ditë, edhe në datë 31, edhe në datë 1 e 2. Ndonjëherë, kur qytetarët duan të blejnë mall pa fund, me idenë që t’i gjejë Viti i Ri plot, atëherë edhe tregtarët spekulojnë e rrisin çmimet.

Ndaj, do u thosha qytetarëve: Blini produkte vendase, por blini aq sa ju duhet! Më datë 1 përsëri do ketë ushqime, edhe në datë 2. Nga nevoja për konsum të madh, a thua se s’do hapen dyqanet, edhe tregtarët fillojnë e spekulojnë. Ndaj që të mos kemi spekulime, blini aq sa ju duhet dhe blini mall vendi”, tha Veliaj.

veliaj-ne-tregun-te-njesia-2-2veliaj-ne-tregun-te-njesia-2-8veliaj-ne-tregun-te-njesia-2-6veliaj-ne-tregun-te-njesia-2-5veliaj-ne-tregun-te-njesia-2-3

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.