Fotot më të veçanta nga takimi historik i presidentëve të Kinës, SHBA dhe Rusisë
Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Kina pas një takimi rreth 90-minutësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun kinez Xi Jinping, të zhvilluar në qytetin Shenzhen.
Pas përfundimit të samitit, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia publikuan një deklaratë të përbashkët mbi paqen, duke theksuar rrezikun e një konflikti bërthamor.
“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri fuqive.
Në pamjet e publikuara nga Kremlini, teksa Putin largohet nga vendi i takimit, ai dëgjohet t’i thotë presidentit kinez Xi Jinping: “Nuk mendoj se dikush priste që gjithçka të shkonte kaq mirë”.
Përpara takimit trepalësh, Trump zhvilloi bisedime të ndara me Putinin dhe Xi-në, ndërsa presidentin rus e cilësoi si mikun e tij.
Pas takimit me liderin kinez, Trump deklaroi gjithashtu se si Uashingtoni, ashtu edhe Pekini dëshirojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Samiti trepalësh u zhvillua mes diskutimeve për çështjet e sigurisë bërthamore, lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet mes fuqive të mëdha mbeten në qendër të diplomacisë globale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.