☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 83.36 ▲1.28%
ARI 3,719 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,854 ▼ -0.36% ETH $1,808 ▲ +0.64% XRP $0.9909 ▲ +0.62% SOL $74.8900 ▲ +0.84%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.36 ▲1.28 % ARI 3,719 ▼0.6 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.36 ▲1.28 % ARI 3,719 ▼0.6 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Vidarsson: talentet e Kosovës po zhvillohen sipas praktikave më të mira holandeze

Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali po pret këtë javë një punëtori me ekspertë të FIFA-s dhe përfaqësues të FC Groningen, me fokus identifikimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali këtë javë është nikoqir i një punëtorie me ekspertë të FIFA-s dhe përfaqësues të klubit holandez FC Groningen, me fokus në avancimin e proceseve të identifikimit dhe zhvillimit të futbollistëve të rinj, siç njofton Futbolli.info.

Arnar Vidarsson, udhëheqës i programit FIFA Talent Development Scheme (TDS) për Kosovën, në një intervistë për faqen zyrtare të FFK-së ka shpjeguar aktivitetet dhe objektivat e kësaj punëtorie, e cila përfshin planet individuale të zhvillimit, video-analizën dhe hartimin e modeleve të lojës për ekipet kombëtare të grupmoshave.

“Ditët e fundit kemi diskutuar për identifikimin e talenteve dhe profilizimin e lojtarëve brenda ekosistemit të futbollit të Kosovës, në kuadër të programit Talent Coach, të cilin po e zhvillojmë së bashku me Federatën. Këtë javë po fokusohemi më shumë te Planet Individuale të Zhvillimit (IDP) dhe mënyra se si mund t’i zhvillojmë sa më mirë talentet e Kosovës. Duam të kuptojmë si do të duket lojtari i së ardhmes dhe si do të evoluojë loja. Futbolli po ndryshon shumë shpejt dhe duhet të sigurohemi se po identifikojmë, stërvitim dhe zhvillojmë elementet e duhura te lojtarët”, ka thënë Vidarsson.

Ai ka vlerësuar edhe investimet e FFK-së në teknologji, të cilat po mundësojnë avancimin e procesit të analizimit dhe përgatitjes së futbollistëve. “Po i kushtojmë rëndësi të veçantë edhe video-analizës, pasi Federata ka investuar në një sistem kamerash dhe në një platformë të analizës së videove, të cilën po e përdorim këtu në Qendrën Kombëtare të Stërvitjes. Pjesëmarrësit po njihen me praktikat më të mira nga Holanda. Kemi dy të ftuar nga FC Groningen, klub i elitës së futbollit holandez, të cilët kanë përvojë të madhe në hartimin e Planeve Individuale të Zhvillimit”, ka theksuar ai.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i kësaj pune është krijimi i një filozofie të qartë të lojës për ekipet kombëtare të grupmoshave. “Një nga projektet që mund të nisim në të ardhmen është hartimi i filozofisë së ekipeve kombëtare të të rinjve. Kjo nënkupton përcaktimin e filozofisë, planit dhe modelit të lojës së përfaqësueseve të Kosovës, si për djemtë, ashtu edhe për vajzat. Po i shqyrtojmë të gjitha këto në detaje, duke përfshirë edhe vëzhgimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve të akademisë Talent Coach”, ka bërë të ditur Vidarsson.

Në fund, ai e ka vlerësuar pozitivisht javën e punës në Kosovë: “Kemi shumë tema interesante dhe po diskutojmë për futbollin gjatë gjithë javës. Është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe për të avancuar punën tonë në zhvillimin e talenteve në Kosovë”, ka përfunduar Vidarsson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.