Aksident në rrugën “Zenel Murra” të Vlorës, benzi përplaset me motorin, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Zenel Murra”, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa po kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.